Isaia 30:1-33
30 Jehovai thotë: «Mjerë bijtë kokëfortë,+ata që thurin plane që nuk vijnë nga unë,+që lidhin aleanca,* por kundër vullnetit tim,*për t’i shtuar mëkatet njëri pas tjetrit.
2 Pa më pyetur,*+ ata zbresin në Egjipt+që të kenë mbrojtjen e faraonit*dhe që të gjejnë strehë nën hijen e Egjiptit.
3 Por mbrojtja e faraonit do të shndërrohet në turp për ju,kurse streha nën hijen e Egjiptit do të kthehet në poshtërim për ju.+
4 Se princat ndodhen në Zoan,+dhe të dërguarit kanë arritur në Hanes.
5 Të gjithë do të turpërohenpër një popull që nuk do t’u hyjë fare në punë,që s’jep asnjë ndihmë dhe nuk sjell asnjë dobi,por vetëm turp e poshtërim.»+
6 Shpallje kundër kafshëve të jugut.*
Përmes një vendi vuajtjesh dhe vështirësish,me luanë, po, me luanë që ulërijnë,me nepërka e gjarpërinj helmues që hidhen si shigjetë,*ata e mbartin pasurinë mbi kurrizin e gomarëvedhe furnizimet mbi gungat e deveve.
Por këto gjëra s’do t’i hyjnë në punë popullit,
7 sepse ndihma e egjiptianëve është krejt e pavlerë.+
Prandaj unë e quajta atë: «Rahabë*+ që rri kot.»
8 «Tani shko, shkruaje këtë në një pllakë në prani të tyre,po, shkruaje në një libër,+që të shërbejë për një ditë të ardhme,si dëshmi e përhershme.+
9 Se janë një popull rebel,+ bij mashtrues,+bij që nuk duan ta dëgjojnë ligjin* e Jehovait.+
10 Ata u thonë parashikuesve: ‘Mos shikoni!’
U thonë edhe vegimtarëve: ‘Mos na thoni vegime* të vërteta.+
Na thoni gjëra që na pëlqejnë;* në vegim shihni iluzione.+
11 Largohuni nga ajo udhë, lëreni atë shteg.
Mos na e përmendni më të Shenjtin e Izraelit!’»+
12 Prandaj kështu thotë i Shenjti i Izraelit:
«Meqë e hidhni poshtë fjalën time,+besoni te gënjeshtrat e te mashtrimet,dhe mbështeteni tek ato,+
13 ky faj do të bëhet për ju si një mur i lartë e i plasaritur,që është i fryrë dhe gati të bjerë.
Ai do të shembet papritur, në një çast.
14 Do të copëtohet si qypi i madh i poçarit,do të thërrmohet kaq shumë, sa s’do të mbetet asnjë copëpër të marrë zjarr në vatërose për të marrë ujë nga një pellg.»*
15 Se kështu thotë Zotëria Sovran Jehova, i Shenjti i Izraelit:
«Nëse ktheheni tek unë dhe rrini të qetë, atëherë do të shpëtoni;fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»+
Por ju nuk deshët.+
16 Përkundrazi thatë: «Jo, do t’ia mbathim me kuaj!»
Prandaj do t’ia mbathni.
«Mbi kuaj të shpejtë do të kalërojmë!»+
Atëherë ndjekësit tuaj do të jenë të shpejtë.+
17 Një mijë do të dridhen prej kërcënimit të një të vetmi.+
Ju do t’ia mbathni prej kërcënimit të pesë vetave,derisa ata që do të mbeten nga ju, do të jenë si një shtyllë në majë të malit,si një sinjal* mbi kodër.+
18 Por Jehovai mezi pret* që të tregohet zemërmirë me ju+dhe t’ju tregojë mëshirë,+sepse Jehovai është Perëndi i drejtësisë.+
Të lumtur janë të gjithë ata që e presin plot shpresë!*+
19 Kur populli të banojë në Sion, në Jerusalem,+ nuk do të qash më.+ Me të dëgjuar klithmën tënde për ndihmë, ai do të tregohet zemërmirë me ty; po, sapo ta dëgjojë, ai do të të përgjigjet.+
20 Ndonëse Jehovai do t’ju japë vuajtje si bukë dhe shtypje si ujë,+ Mësuesi yt i Madh nuk do të fshihet më, dhe ti do ta shohësh me sytë e tu Mësuesin tënd të Madh.+
21 Ngado që të shkoni, djathtas ose majtas,+ do të dëgjoni* nga pas fjalët: «Kjo është udha.+ Ecni në të!»
22 Ju do të ndotni veshjen prej argjendi të shëmbëlltyrave tuaja të skalitura dhe veshjen prej ari të statujave tuaja prej metali.*+ Ju do t’i flakni ato si të ishin një copë e përdorur gjatë menstruacioneve, e do t’u thuash: «Zhdukuni prej këtej!»*+
23 Ai do të dërgojë shi për farën që ke mbjellë,+ dhe toka do të japë bukë të bollshme e të shkëlqyer.*+ Atë ditë bagëtia jote do të kullotë në livadhe të gjera.+
24 Gjedhët dhe gomarët që punojnë tokën, do të hanë tagji të përzier me lëpjetë, të pastruar e të hedhur në erë me lopatë e me sfurk.
25 Ditën e masakrës së madhe, kur të bien kullat, mbi çdo mal dhe kodër të lartë do të ketë rrëke dhe lumenj plot ujë.+
26 Ditën që Jehovai do të fashojë kockën e thyer* të popullit të tij+ dhe do të shërojë plagën e rëndë të goditjes së tij,+ drita e hënës së plotë do të bëhet si drita e diellit, dhe drita e diellit do të jetë shtatë herë më e fortë,+ sa drita e shtatë ditëve.
27 Ja, emri i Jehovait po vjen nga larg,i ndezur nga zemërimi dhe i rrethuar me re të dendura.
Buzët e tij janë plot indinjatëdhe gjuha e tij është si një zjarr që përpin.+
28 Fryma e tij është si një përrua përmbytës që arrin deri në grykë,që vjen për t’i shoshitur kombet me shoshën e shkatërrimit*dhe për t’u vënë popujve një fre në nofulla+ që t’i çojë në rrugë të gabuar.
29 Por ju do të këndoni ashtu si këndoni natënkur përgatiteni* për një festë,+dhe do të keni gëzim në zemërsi ai që ecën nën tingujt e fyellit,ndërsa ngjitet në malin e Jehovait, Shkëmbit të Izraelit.+
30 Me flakët e një zjarri që përpin,+me rrebesh,+ shtrëngatë e breshër,+Jehovai do të bëjë që të dëgjohet zëri i tij madhështor+dhe do të tregojë forcën e krahut të tij+ në kulmin e zemërimit.+
31 Asirinë do ta pushtojë tmerri nga zëri i Jehovait;+ai do ta godasë me shkop.+
32 Çdo goditje që Jehovai do t’i japë Asirisëme thuprën e ndëshkimit,do të shoqërohet me dajre e me harpa,+teksa ai lufton me krahun e vet kundër saj në betejë.+
33 Se Tofeti*+ tashmë është përgatitur për të;është bërë gati edhe për mbretin.+
Ai* ka përgatitur një vend të thellë e të gjerë,të mbushur plot me dru e me zjarr.
Fryma e Jehovait, si një përrua squfuri,do ta ndezë flakë.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «derdhin një libacion», ka të ngjarë t’i referohet bërjes së një marrëveshjeje.
^ Fjalë për fjalë «frymës sime».
^ Ose «Pa kërkuar fjalë nga goja ime».
^ Fjalë për fjalë «në kalanë e faraonit».
^ Fjalë për fjalë «të Negebit».
^ Fjalë për fjalë «gjarpërinj djegës që sulmojnë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «udhëzimin».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «lajka».
^ Një mundësi tjetër «një sternë».
^ Ose «shtyllë sinjalizuese».
^ Ose «me zjarr; me padurim».
^ Ose «po pret me durim».
^ Ose «veshët tuaj do të dëgjojnë».
^ Një mundësi tjetër «e do t’i quash ndyrësi».
^ Ose «të shtatoreve të derdhura».
^ Ose «të ushqyeshme e që të ngop».
^ Ose «shembjen».
^ Fjalë për fjalë «me shoshën e gjërave të kota».
^ Ose «shenjtëroheni».
^ Tofeti këtu përdoret në kuptim të figurshëm si një vend djegieje, si simbol i shkatërrimit.
^ Domethënë, Jehovai.