Isaia 58:1-14
58 Bërtit sa të ha zëri e mos u përmbaj!
Ngrije zërin si tingulli i një briri.
Shpalli popullit tim rebelimet e tij,+shtëpisë së Jakobit mëkatet e saj.
2 Ata më kërkojnë ditë për ditëdhe thonë se kënaqen duke njohur udhët e mia,sikur të ishin një komb që bën atë që është e drejtëdhe që nuk e ka braktisur drejtësinë e Perëndisë së tij.+
Kërkojnë nga unë gjykime të drejta,dëshirojnë t’i afrohen Perëndisë.+
3 Ata thonë: ‘Pse nuk na sheh kur agjërojmë?+
Pse s’e vë re kur e mundojmë veten?’+
Ngaqë ditën e agjërimit, ju kërkoni interesat tuaja*dhe i shtypni punëtorët.+
4 Agjërimi juaj përfundon në grindje e në sherre,e goditni njëri-tjetrin me dhunë.*
Nuk mund të agjëroni si bëni sote të mendoni se zëri juaj do të dëgjohet në qiej.
5 A është ky agjërimi që më pëlqen,një ditë në të cilën dikush e mundon veten,përkul kokën porsi xunkth,vë për shtrojë copë thesi* dhe hi?
Këtë quani ju agjërim dhe ditë të pëlqyeshme për Jehovain?
6 Jo! Agjërimi që më pëlqen është ky:
të heqësh vargonjtë e ligësisë,të zgjidhësh litarët e zgjedhës,+ta lësh të lirë të shtypurin+dhe të thyesh çdo zgjedhë;
7 ta ndash bukën me të uriturin,+ta futësh në shtëpinë tënde atë që është i varfër e i pastrehë,ta veshësh atë që sheh se është i zhveshur+dhe të mos ua kthesh shpinën të afërmve.*
8 Atëherë drita jote do të shndritë porsi agimi+dhe për ty do të vijë me të shpejtë shërimi.
Para teje do të shkojë drejtësiadhe lavdia e Jehovait do të jetë praparoja jote.+
9 Atëherë do të thërrasësh, dhe Jehovai do të të përgjigjet.
Do të kërkosh ndihmë, dhe ai do të të thotë: ‘Ja ku jam!’
Nëse e heq zgjedhën nga mesi yt,nuk i tregon më me gisht të tjerëte nuk thua më fjalë keqdashëse,+
10 nëse i jep të uriturit atë që ty vetë të pëlqen+dhe ngop të munduarit,atëherë drita jote do të shndritë në errësirëe terri yt do të jetë si mesdita.+
11 Jehovai do të të prijë gjithmonëdhe do të të ngopë* edhe kur të jesh në tokë të zhuritur.+
Ai do t’i gjallërojë kockat e tua,dhe do të jesh si një kopsht i ujitur mirë,+si një burim uji që nuk shteron kurrë.
12 Për shkakun tënd do të ndërtohen rrënojat e lashta.+
Ti do të rivendosësh themelet e brezave të shkuar.+
Do të quhesh riparuesi i mureve të rrënuara,*+restauruesi i rrugëve pranë të cilave do të banosh.
13 Nëse e mban Sabatin, ditën time të shenjtë,+dhe heq dorë* nga interesat e tua,*nëse e konsideron Sabatin një ditë kënaqësie të thellë,një ditë të shenjtë për Jehovain, një ditë që i duhet dhënë lavdi,+dhe i jep lavdi në vend që të kërkosh interesat e tua e të thuash fjalë të kota,
14 atëherë do të gjesh kënaqësi të thellë te Jehovaidhe unë do të bëj që të kalërosh në vendet e larta të tokës.+
Do të bëj që të hash nga trashëgimia* e Jakobit, paraardhësit tënd,+
sepse këtë e thotë Jehovai me gojën e tij.»
Shënimet
^ Ose «kënaqësinë tuaj».
^ Fjalë për fjalë «me grushtin e ligësisë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «mishit tënd».
^ Ose «do të ta ngopë shpirtin».
^ Fjalë për fjalë «i të çarave».
^ Ose «i ruan hapat».
^ Ose «nga kënaqësitë e tua».
^ Ose «të kënaqesh me trashëgiminë».