Jobi 9:1-35
9 Atëherë Jobi iu përgjigj:
2 «E di mirë se ashtu është.
Por si mund të ketë të drejtë njeriu* përpara Perëndisë?+
3 E në dashtë dikush të debatojë me Të,*+nuk do t’i përgjigjet dot as një pyetjeje në një mijë.
4 Ai është i mençur* dhe plot fuqi.+
E kush mund t’i bëjë ballë pa pësuar gjë?!+
5 Ai i zhvendos* malet pa e marrë vesh kush;me furinë e tij i përmbys.
6 E shkund tokën e ajo luan vendit;gjithë shtyllat e saj tronditen.+
7 E urdhëron diellin të mos shkëlqejë;ua bllokon* dritën yjeve.+
8 I vetëm i shpalos qiejt si pëlhurë;+dallgët krenare të detit i shkel me këmbë.+
9 Ai ka bërë yjësinë Ash,* yjësinë Kesil,*yjësinë Kimah*+ dhe yjësitë e qiellit të jugut;*
10 gjëra madhështore e të pahetueshme ka bërë,+gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar.+
11 Ai më kalon pranë, por unë s’arrij ta shoh,ecën përbri meje, por unë s’e dalloj dot.
12 Kush mund ta pengojë nëse shtien në dorë diçka?
Kush guxon t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’+
13 Perëndia s’ka për ta përmbajtur zemërimin,+e madje edhe ndihmësit e Rahabës*+ do të përkulen para tij.
14 Aq më tepër duhet të matem unë kur i përgjigjem;duhet t’i zgjedh më mirë fjalët që të flas me të.
15 Por, edhe sikur të kisha të drejtë, s’do të guxoja t’i përgjigjesha;+
vetëm do t’i përgjërohesha për mëshirë gjykatësit tim.*
16 Po ta thërrisja, a do të më përgjigjej?
S’ma ha mendja se do të më dëgjonte,
17 ai që me një stuhi më dërrmondhe pa shkak plagët m’i shumon.+
18 Ai nuk më lë as të marr frymëe më sjell veç hidhërim.
19 Nëse bëhet fjalë për fuqi, ai është më i fuqishmi.+
Nëse bëhet fjalë për drejtësi, ai thotë:
«Kush mund të më kërkojë llogari?»
20 Edhe po të kisha të drejtë, vetë goja ime do të më dënonte;edhe po të mbaja integritetin,* ai do të më shpallte fajtor.*
21 Edhe po të mbaja integritetin,* s’do t’i zija besë vetes.S’e duroj dot* këtë jetë!
22 Fundja, ç’ndryshim ka? Ja pse them:‘Ai e shkatërron të pafajshmin* njësoj si të ligun.’
23 Nëse papritmas një përmbytje do të sillte vdekjen,ai do të tallej me dëshpërimin e të pafajshmit.
24 Tokën e ka lënë në dorë të të ligjve;+gjykatësve të saj ua ka zënë sytë.*
Kush tjetër mund ta bëjë këtë, përveç tij?
25 Ditët e mia rendin më shpejt se vrapuesi,+vrapojnë pa parë asnjë të mirë.
26 Rrëshqasin si varkat prej kallami,si shqiponja që sulet mbi prenë e vet.
27 Edhe po të them: ‘Do ta harroj brengën,do të ndërroj çehre e do të çelem’,
28 përsëri të gjitha dhembjet e mia më futin frikën,+dhe unë e di se ai nuk do të më quante të pafajshëm,
29 përkundrazi do të dilja fajtor.
Prandaj, pse të lodhem kot?!+
30 Edhe po të lahesha me ujë boree t’i pastroja duart me finjë,*+
31 ai do të më zhyste në një gropë me baltë,aq sa edhe rrobat e mia do të më kishin neveri.
32 Se ai nuk është njeri si unëqë t’i përgjigjem e të ballafaqohem me të në gjyq.+
33 S’ka njeri që të vendosë* mes nesh,që të shërbejë si gjykatësi ynë.*
34 Po të mos më godiste më*e të mos më ngjallte më tmerr,+
35 atëherë do t’i flisja pa frikë,se zakonisht nuk druhem kur flas me të.
Shënimet
^ Ose «vdekatari».
^ Ose «ta hedhë në gjyq Atë».
^ Fjalë për fjalë «i mençur në zemër».
^ Ose «i heq».
^ Fjalë për fjalë «vulos».
^ Ka mundësi yjësia e Arushës së Madhe (Ursa Major).
^ Ka mundësi yjësia e Orionit.
^ Ka mundësi yjet e Plejadave në yjësinë e Taurusit.
^ Fjalë për fjalë «dhomat e brendshme të jugut».
^ Ka mundësi një përbindësh i madh deti.
^ Një mundësi tjetër «kundërshtarit tim në gjyq».
^ Ose «po të isha i pafaj». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «dredharak».
^ Ose «po të isha i pafaj».
^ Ose «S’e dua; E urrej».
^ Ose «atë që mban integritetin».
^ Fjalë për fjalë «fytyrën».
^ Ose «potasë; sapun».
^ Ose «S’ka ndërmjetës».
^ Fjalë për fjalë «ta vërë dorën mbi ne të dy».
^ Fjalë për fjalë «Po ta largonte nga unë shkopin e tij».