Mikea 3:1-12
3 Unë thashë: «Dëgjoni, ju lutem, o krerë të Jakobitdhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit!+
A nuk duhej ta dinit ju se çfarë është e drejtë?!
2 Por ju e urreni të mirën+ dhe doni të keqen,+u rripni lëkurën njerëzve dhe ua shqisni mishin prej kockave.+
3 Gjithashtu, ju hani mishin e popullit tim+dhe u rripni lëkurën,u thërrmoni kockat dhe i copëtoni+si copat që gatuhen në kazan, si mishi në tenxhere.
4 Atëherë ju do t’i thërrisni Jehovait për ndihmë,por ai s’do t’ju përgjigjet.
Ai do t’i largojë sytë nga ju,+për shkak të veprave tuaja të liga.+
5 Kështu thotë Jehovai kundër profetëve që po e çojnë popullin tim në rrugë të gabuar,+që thërrasin ‘Paqe!’+ kur kanë diçka për të kafshuar me dhëmbë,*+por që i shpallin* luftë atij që nuk u fut gjë në gojë:
6 ‘Për ju do të ketë natë;+ s’do të ketë vegime.*+
Do të ketë veçse errësirë; s’do të ketë më falle.
Dielli do të perëndojë për profetëtdhe dita do të kthehet në terr për ta.+
7 Vegimtarët do të turpërohen+dhe fallxhorët do të zhgënjehen.
Të gjithë ata do të mbulojnë gojën* nga turpi,sepse s’ka përgjigje nga Perëndia.’»
8 Kurse unë jam plot fuqi falë frymës së Jehovait,plot drejtësi e forcë,që t’i tregoj Jakobit rebelimin e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.
9 Dëgjoni këtë, ju lutem, o krerë të shtëpisë së Jakobit,dhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit,+që ju ngjall neveri drejtësia dhe që shtrembëroni çdo gjë të drejtë;+
10 që e ndërtoni Sionin duke derdhur gjak dhe Jerusalemin duke bërë padrejtësi.+
11 Prijësit* e tij gjykojnë për të marrë ryshfet,+priftërinjtë e tij mësojnë me pagesë,+ndërsa profetët e tij merren me fall për pará.*+
E megjithatë mbështeten te Jehovai* e thonë:
«A nuk është Jehovai me ne?+
Asnjë shkatërrim nuk do të bjerë mbi ne.»+
12 Prandaj, për shkakun tuaj,Sioni do të kthehet përmbys siç plugohet një arë,Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+dhe mali i Shtëpisë së Perëndisë* do të jetë si vendet e larta në pyje.*+
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «ndërkohë që kafshojnë me dhëmbë».
^ Fjalë për fjalë «shenjtërojnë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «mustaqet».
^ Ose «pretendojnë se mbështeten te Jehovai».
^ Ose «argjend».
^ Fjalë për fjalë «Krerët».
^ Ose «mali i tempullit».
^ Ose «si kreshtë pyjore».