Proverbat 12:1-28
12 Kush e do disiplinën, do njohurinë,+por kush e urren korrigjimin, është i paarsyeshëm.*+
2 Njeriu i mirë fiton miratimin e Jehovait,por njeriu që kurdis plane të liga, merr ndëshkimin e Tij.+
3 Askush nuk gjen dot siguri me anë të ligësisë,+por rrënjët e të drejtëve nuk do të shkulen kurrë.
4 Një grua e zonja është kurorë për të shoqin,+por ajo që e turpëron, është si kalbësirë për kockat e tij.+
5 Mendimet e të drejtëve të çojnë në rrugën e duhur,por udhëheqja e të ligjve të mashtron.
6 Fjalët e të ligjve janë grackë vdekjeprurëse,*+por goja e të drejtëve sjell shpëtim.+
7 Njëherë që mposhten, të ligjtë zhduken,por shtëpia e të drejtëve mbetet përherë.+
8 Njeriu që flet me maturi, do të lëvdohet,+por kush ka zemër dredharake, do të përçmohet.+
9 Më mirë të vlerësohesh pak, e të kesh një shërbëtor,se t’i japësh lavdi vetes, e të ngelesh pa bukë.*+
10 I drejti kujdeset për kafshët e veta,+por mëshira që u tregon i ligu është veçse mizore.
11 Kush e punon tokën, do të ngopet me bukë,+por ai që rend pas kotësive, nuk ka gjykim të mirë.*
12 Të ligjtë lakmojnë prenë e të tjerëve,*por rrënjët e të drejtëve japin fryt.
13 Buzët e tij mëkatare e zënë në lak të ligun,+por i drejti çlirohet nga hallet.
14 Nga fryti i gojës së vet* njeriu do të ngopet me të mira,+dhe nga puna e duarve të tij do të shpërblehet.
15 Të marrit i duket e drejtë udha e tij,+kurse i mençuri i pranon sugjerimet.*+
16 I marri e tregon menjëherë* acarimin,+por mendjemprehti e anashkalon* fyerjen.
17 Dëshmitari i besueshëm thotë të vërtetën,*por dëshmitari i rremë mashtron.
18 Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate,por gjuha e të mençurve sjell shërim.+
19 Buzët e së vërtetës do të qëndrojnë përgjithmonë,+kurse gjuha gënjeshtare do të zgjatë veç një çast.+
20 Ata që thurin intriga, e kanë zemrën plot mashtrime,kurse ata që nxitin* paqe, kanë veç gëzim.+
21 Të drejtët s’do t’i gjejë asnjë e keqe,+por të zezat nuk do të kenë të sosur për të ligjtë.+
22 Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Jehovain,+por ata që tregohen të besueshëm, i sjellin atij kënaqësi.
23 Njeriu mendjemprehtë nuk e tregon sheshit sa shumë di,*kurse i marri i lëshon pa fre fjalët e pamenda të zemrës së vet.+
24 Duart e palodhura do të mbretërojnë,+kurse duart dembele do të skllavërohen.+
25 Ankthi ia rëndon zemrën njeriut,*+kurse një fjalë e mirë ia ngre zemrën peshë.+
26 I drejti e zgjedh me kujdes kullotën* e vet,por të ligjtë ndjekin shtigje që i çojnë në rrugë të shtrembër.
27 Përtaci nuk e ndjek prenë e vet,+por i papërtuari është një thesar i çmuar.
28 Shtegu i drejtësisë të çon në jetë;+në shtegun e saj nuk ka vdekje.
Shënimet
^ Ose «nuk ka mend».
^ Fjalë për fjalë «zënë pritë për gjak».
^ Ose «e të mos kesh për të ngrënë».
^ Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
^ Fjalë për fjalë «e të ligjve të tjerë».
^ Ose «i fjalëve të veta».
^ Ose «këshillat».
^ Ose «brenda ditës».
^ Fjalë për fjalë «e mbulon».
^ Fjalë për fjalë «të drejtën».
^ Fjalë për fjalë «ata që këshillojnë».
^ Ose «di kur të flasë e kur jo».
^ Ose «e dëshpëron njeriun».
^ Ose «ambientin shoqëror».