Proverbat 29:1-27
29 Njeriu që është ende kokëfortë* pas shumë korrigjimesh,+krejt papritur do të dërrmohet pa shpresë shërimi.+
2 Kur ka shumë të drejtë, populli gëzon,por kur sundojnë të ligjtë, populli rënkon.+
3 Kush e do mençurinë, e gëzon të atin,+por kush shkon me prostitutat, e harxhon kot pasurinë.+
4 Falë drejtësisë, mbreti sjell stabilitet në vend,+por kush kërkon ryshfete, e rrënon atë.
5 Kush i bën lajka shokut,i vë një rrjetë si grackë për këmbët.+
6 Njeriun e keq e zënë në lak mëkatet e veta,+por i drejti brohoret me gëzim e hare.+
7 I drejti merakoset për të drejtat* e të varfërve,+kurse i ligu nuk do t’ia dijë fare.+
8 Mburravecët i vënë flakën qytetit,+por të mençurit e shuajnë zemërimin.+
9 Kur i mençuri hyn në debat me të marrin,do të ketë shamatë e tallje, por asnjë zgjidhje.+
10 Gjakatarët i urrejnë gjithë të pafajshmit*+dhe përpiqen t’ua marrin jetën të drejtëve.*
11 I marri i shfryn gjithë ndjenjat,*+por i mençuri i mban nën fre me qetësi.+
12 Kur sundimtari u vë veshin gënjeshtrave,të gjithë shërbëtorët e tij janë* të ligj.+
13 I varfri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët:*
Jehovai ua ndriçon sytë që të dyve.*
14 Kur mbreti i gjykon të varfrit me drejtësi,+froni i tij është gjithnjë i sigurt.+
15 Disiplina* dhe korrigjimi japin mençuri,+por fëmija i lënë pa fre, e turpëron nënën.
16 Kur shtohen të ligjtë, shtohet ligësia,por të drejtët do të shohin rrënimin e tyre.+
17 Disiplinoje djalin tënd, dhe do të të sjellë prehje;ai do të të japë shumë kënaqësi.+
18 Aty ku nuk ka vegime,* populli është pa fre,+por të lumtur janë ata që e zbatojnë ligjin.+
19 Shërbëtori nuk pranon të ndreqet me fjalë,sepse, megjithëse kupton, nuk bindet.+
20 A ke parë ndonjë njeri të nxituar në fjalë?+
Ka më shumë shpresë për të marrin se për të.+
21 Po ta llastosh shërbëtorin që në fëmijëri,do të bëhet mosmirënjohës kur të rritet.
22 Njeriu zemërak ndez grindje;+kush nxehet kollaj, bën shumë faje.+
23 Fodullëku do ta poshtërojë njeriun,+por kush ka frymë të përulur, do të marrë lavdi.+
24 Ortaku i hajdutit ia bën gropën vetes,*sepse e dëgjon thirrjen për të dëshmuar,* e prapëseprapë nuk tregon asgjë.+
25 Frika* nga njeriu është lak,+por kush beson te Jehovai, është i mbrojtur.+
26 Shumë kërkojnë të parashtrojnë çështjen e tyre para sundimtarit,*por vetëm Jehovai i siguron drejtësi njeriut.+
27 I padrejti është i pështirë për të drejtin,+dhe i ndershmi është i pështirë për të ligun.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «që e ngurtëson qafën».
^ Ose «të drejtat ligjore».
^ Ose «të paqortueshmit».
^ Një mundësi tjetër «kurse të drejtët përpiqen t’ua mbrojnë jetën».
^ Fjalë për fjalë «frymën e vet».
^ Ose «do të bëhen».
^ Domethënë, Ai u jep jetë.
^ Fjalë për fjalë «takohen bashkë».
^ Ose «Shkopi i disiplinës; Ndëshkimi».
^ Ose «drejtim nga Perëndia».
^ Ose «e urren veten».
^ Ose «e dëgjon një be mallkimi».
^ Ose «Të trembesh».
^ Një mundësi tjetër «kërkojnë pëlqimin e sundimtarit». Fjalë për fjalë «kërkojnë fytyrën e sundimtarit».