Psalmet 11:1-7
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit.
11 Te Jehovai kam gjetur strehë,+ndaj si mund të më thoni:*
«Mbathja e fluturo si zog në mal!
2 Se ja, të ligjtë tendosin harkune në të shigjetën vendosin,që njerëzve me zemër të sinqertë,*mes territ jetën t’ua sosin.
3 E kur shemben themelet e drejtësisë,ç’mund të bëjë i drejti?!»
4 Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+
Jehovai e ka fronin në qiej.+
Sytë e tij shohin bijtë e njerëzve,po, syve të tij të mprehtë* asgjë s’u shpëton.+
5 Jehovai e vëren edhe të drejtin, edhe të ligun,+dhe atë që do dhunën, ai* e urren.+
6 Të zeza* do të derdhë si rrebesh mbi të ligjtë;zjarr, squfur+ dhe erë zhuritëse do të jetë shorti i tyre.*
7 Se Jehovai është i drejtë+ dhe e do drejtësinë,+ndaj të drejtët* do të gëzojnë miratimin e tij.*+
Shënimet
^ Ose «t’i thoni shpirtit tim».
^ Ose «të pastër; të ndershme».
^ Ose «rrezatues».
^ Ose «shpirti i tij; vetë qenia e tij».
^ Fjalë për fjalë «Gracka». Një mundësi tjetër «Thëngjij të ndezur».
^ Ose «kupa që duhet të pinë».
^ Ose «të ndershmit».
^ Fjalë për fjalë «do të shohin fytyrën e tij».