Psalmet 47:1-9

  • Perëndia, Mbret i tërë tokës

    • ‘Jehovai të ngjall nderim të thellë’ (2)

    • T’i këndojmë lavde Perëndisë (6, 7)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë. 47  Duartrokitni, të gjithë ju o popuj! Brohoritni triumfues e plot hare për Perëndinë!   Se Jehovai, Më i Larti, të ngjall nderim të thellë.+ Ai është Mbreti madhështor i mbarë tokës.+   Ai i nënshtron popujt për ne;nën këmbët tona kombet i vë.+   Ai zgjedh për ne trashëgiminë tonë,+krenarinë e Jakobit, të cilin e ka shumë për zemër.+ (Selah)   Perëndia vjen mes britmash gëzimi,po, Jehovai vjen mes tingujve të bririt.*   Këndoni lavde* për Perëndinë, po, lavde këndoni! Këndoni lavde për Mbretin tonë, po, lavde këndoni!   Se Perëndia është Mbret i mbarë tokës;+mendoni mirë për këtë dhe këndoni lavde!   Perëndia është bërë Mbret i kombeve;+Perëndia është ulur në fronin e tij të shenjtë.   Me popullin e Perëndisë së Abrahamitjanë bashkuar krerët e popujve,sepse sundimtarët* e tokës i përkasin Perëndisë,ndaj Ai shumë është lartësuar.+

Shënimet

Ose «të bririt të dashit; të trumbetës».
Ose «Luani melodi».
Fjalë për fjalë «mburojat».