Mrekullitë—A kanë ndodhur vërtet?
Kapitulli 6
Mrekullitë—A kanë ndodhur vërtet?
Ishte viti 31 i e.s. Jezui dhe dishepujt e tij po shkonin në Nain, një qytet në veri të Palestinës. Kur iu afruan portës së qytetit, ndeshën një vargan të përmortshëm. Kishte vdekur një djalë i ri. E ëma ishte vejushë dhe e kishte djalë të vetëm. Tani kishte mbetur fillikat. Tregimi thotë se Jezui «u shty nga keqardhja për të dhe i tha: ‘Mos qaj më!’ Pastaj u afrua, preku arkivolin dhe ata që e mbanin, u ndalën, kurse ai tha: ‘Djalosh, ty po të them: ngrihu!’ I vdekuri u çua ndenjur e nisi të fliste».—Luka 7:11-15.
1. (Përfshi hyrjen.) (a) Çfarë mrekullie bëri Jezui afër qytetit të Nainit? (b) Ç’rëndësi kanë mrekullitë që tregohen në Bibël? A besojnë të gjithë njerëzit se ato ndodhën vërtet?
KY ËSHTË një tregim prekës, por a është i vërtetë? Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se gjëra të tilla kanë ndodhur vërtet. Megjithatë, mrekullitë janë një pjesë e qenësishme e Biblës. Nuk mund të thuash se beson te Bibla, nëse nuk i beson mrekullitë që tregohen në të. Në fakt, e gjithë e vërteta që shfaqet në Bibël, lidhet me një mrekulli shumë të rëndësishme: me ringjalljen e Jezu Krishtit.
Pse disa nuk besojnë?
2, 3. Çfarë arsyetimi bëri filozofi skocez, Dejvid Hjum, në përpjekje për të provuar se nuk ndodhin mrekulli?
2 Po ti, a beson se ndodhin mrekulli? Apo mendon se në këtë epokë të shkencës është e
palogjikshme të besosh te mrekullitë, domethënë, te ngjarjet e pazakonta që japin prova të ndërhyrjes mbinjerëzore? Nëse nuk beson, patjetër nuk je i pari. As filozofi skocez, Dejvid Hjum, që jetoi dy shekuj më parë, nuk besonte te mrekullitë. Mbase edhe ti ke të njëjtat arsye si ai që nuk i beson.3 Hjumi i kundërvihet idesë së mrekullive, veçanërisht në tri pika.1 Së pari, sipas tij «një mrekulli shkel ligjet e natyrës». Nuk mbahet mend që kur njeriu është mbështetur te ligjet e natyrës. Gjithnjë e ka ditur që një objekt bie nëse e lëshon, që dielli lind çdo mëngjes dhe perëndon çdo mbrëmje, e kështu me radhë. E di se gjithçka ndodh sipas rregullave që tashmë njeh. Kurrë nuk do të ndodhte ndonjë gjë që nuk pajtohet me ligjet e natyrës. Sipas Hjumit, kjo ‘provë’ që tregon se s’mund të ndodhin mrekulli, «është po aq e padiskutueshme, sa çdo fakt i vërtetuar nga përvoja».
4, 5. Cilat janë dy arsyet e tjera që paraqit Dejvid Hjumi, për të treguar se nuk ndodhin mrekulli?
4 Argumenti i dytë që paraqiti, ishte se njerëzit mashtrohen lehtë. Disa duan të besojnë te mrekullitë dhe çuditë, sidomos kur lidhen me fenë, por, shumë të ashtuquajtura mrekulli, kanë dalë thjesht mashtrime. Argumenti i tretë është se mrekullitë për të cilat dëgjojmë të flitet, kanë ndodhur në kohën e padijes. Sa më shumë të arsimohen njerëzit, aq më pak flitet për mrekulli. Po ta shprehim me fjalët e Hjumit, «ndodhi të tilla të çuditshme nuk ndodhin kurrë në ditët tona». Pra, sipas tij, kjo tregon se ato nuk kanë ndodhur kurrë.
5 Edhe sot, shumica e argumenteve që ngrihen kundër mrekullive, ndjekin pak a shumë këto arsyetime, ndaj, le t’i shohim kundërshtimet e Hjumit një nga një.
A janë kundër ligjeve të natyrës?
6. Pse është e palogjikshme t’i mohojmë mrekullitë, duke u mbështetur në pohimin se ‘shkelin ligjet e natyrës’?
6 Ç’mund të thuhet për kundërshtimin se mrekullitë ‘shkelin ligjet e natyrës’, ndaj s’mund të jenë të vërteta? Në pamje të parë, ky arsyetim mund të duket bindës, por le ta analizojmë. Zakonisht, mrekulli quhet diçka që nuk ndodh në përputhje me ligjet e natyrës. * Ndodh aq papritur, sa dëshmitarët që e kanë parë, janë të bindur se është shkaktuar nga një forcë mbinjerëzore. Pra, ky kundërshtim do të thotë fjalë për fjalë: «Mrekullitë nuk mund të ndodhin, sepse janë mrekulli!» Megjithatë, pse të mos i analizojmë faktet, para se të nxjerrim një përfundim të nxituar?
7, 8. (a) Si janë bërë më mendjehapur shkencëtarët kur diskutohet për çfarë lejojnë ose jo ligjet e natyrës që njohim sot? (b) Nëse besojmë te Perëndia, çfarë duhet të besojmë gjithashtu në lidhje me aftësinë e tij për të bërë gjëra të pazakonta?
7 Ç’është e vërteta, njerëzit e arsimuar sot nuk këmbëngulin aq sa Dejvid Hjumi se ligjet e njohura të natyrës zbatohen njësoj kudo dhe kurdo. Shkencëtarët janë gati të ngrenë hipotezën se, përveç tri dimensioneve të njohura—gjatësi, gjerësi dhe lartësi—universi mund të ketë edhe
shumë të tjera.2 Ata teorizojnë lidhur me ekzistencën e vrimave të zeza, yje gjigante që pësojnë në vetvete një shembje gravitacionale derisa dendësia e tyre bëhet gati e pafund. Thuhet se në afërsi të tyre mjedisi hapësinor është aq i shformuar, sa koha ndalet.3 Shkencëtarët hedhin idenë se në kushte të caktuara, koha do të shkonte prapa, në vend se para.48 Duke folur për mënyrën se si u krijua universi, profesori i katedrës së matematikës pranë Universitetit të Kembrixhit, Stivën Houkingu, tha: «Sipas konceptimit klasik të teorisë së përgjithshme të relativitetit . . . universi duhet të ketë filluar në një pikë të dendësisë së pafundme. . . . Në kushte të tilla, do të ishin shkelur të gjitha ligjet e njohura të fizikës.»5 Pra, shkencëtarët e sotëm pajtohen me mendimin se diçka mund të ndodhë, edhe nëse bie ndesh me ligjet e njohura të natyrës. Në kushte të pazakonta mund të ndodhin gjëra të pazakonta. Sigurisht, nëse besojmë te një Perëndi i plotfuqishëm, duhet të pranojmë edhe se ai ka fuqinë të bëjë gjëra të pazakonta—mrekulli—kur duhet të plotësojë qëllimin e tij.—Dalja 15:6-10; Isaia 40:13, 15.
A ka mashtrime?
9. A është e vërtetë se disa mrekulli janë të rreme? Pse mendon kështu?
9 Asnjë njeri i arsyeshëm nuk do ta mohonte se ka edhe mrekulli të rreme. Për shembull, disa thonë se kanë fuqi të bëjnë shërime të mrekullueshme nëpërmjet besimit. Mjeku Uilliam Nolën iu fut studimit të këtyre shërimeve. Ai ndoqi disa «shërime» të bëra nga shërues mistikë evangjelistë në Shtetet e Bashkuara dhe nga të ashtuquajtur
kirurgë psikikë në Azi. Çfarë zbuloi? Të gjitha kishin qenë raste zhgënjimi dhe mashtrimi.610. A mendon se të gjitha mrekullitë janë të rreme vetëm ngaqë disa nuk ishin të vërteta?
10 Por, a do të thotë kjo se nuk kanë ndodhur kurrë mrekulli të vërteta? Jo medoemos. Nganjëherë dëgjojmë se janë vënë në qarkullim para të falsifikuara, por kjo s’do të thotë se të gjitha paratë që qarkullojnë janë të tilla. Disa të sëmurë u besojnë ca mjekëve sharlatanë e mashtrues dhe u japin para me grushta, por kjo s’do të thotë se të gjithë mjekët janë mashtrues. Disa artistë kanë imituar me mjeshtëri piktura origjinale, por kjo s’do të thotë se të gjitha pikturat janë false. Edhe kur dikush thotë se s’do mend që mrekullitë janë të rreme, kjo s’do të thotë se nuk ndodhin kurrë mrekulli të vërteta.
‘Sot nuk ndodhin më mrekulli’
11. Cili ishte kundërshtimi i tretë i Dejvid Hjumit për mrekullitë?
11 Kundërshtimi i tretë përmblidhej me fjalët: «Ndodhi të tilla të çuditshme nuk ndodhin kurrë në ditët tona.» Hjumi s’besonte se mrekullitë mund të ndodhin, ngaqë s’kishte parë kurrë një të tillë. Por ky lloj arsyetimi nuk qëndron. Çdo njeri me mend duhet të pranojë se, para se të lindte ky filozof, pati «ndodhi të çuditshme» që nuk u përsëritën më kur jetoi ai. Cilat?
12. Cilat mrekulli të së kaluarës nuk mund të shpjegohen me ligjet e natyrës që veprojnë sot?
12 Së pari, lindi jeta në tokë. Më pas, disa forma jete u pajisën me ndjeshmëri dhe në fund, doli në skenë njeriu i pajisur me mençuri, imagjinatë, aftësi për të treguar dashuri dhe me ndërgjegje. Asnjë shkencëtar nuk mund të shpjegojë me ligjet e natyrës që njihen sot, si ndodhën këto gjëra të jashtëzakonshme. Megjithatë, kemi dëshmi të gjalla se ato ndodhën.
13, 14. Cilat shpikje kaq të zakonshme në ditët e sotme, Dejvid Hjumit mund t’i dukeshin mrekulli?
13 Të flasim edhe për ‘ndodhitë e çuditshme’ që ka pasur që nga koha e Dejvid Hjumit. Ta zëmë se jemi kthyer pas në kohë e po i tregojmë atij për botën e sotme. Po mundohesh t’i shpjegosh se si një biznesmen në Hamburg mund të flasë pa e ngritur zërin me dikë në Tokio, që është mijëra kilometra larg; si një ndeshje futbolli që zhvillohet në Spanjë mund të ndiqet në momentin kur luhet, në të gjithë botën; si mjete shumë më të mëdha se anijet e kohës së tij mund të shkëputen nga toka, të mbajnë në ajër 500 njerëz e të përshkojnë mijëra kilometra në pak orë. Si do të përgjigjej ai? «E pamundur! Gjëra të tilla të çuditshme nuk ndodhin kurrë në kohën tonë!»
14 Por ja që ‘çudi’ të tilla ndodhin në ditët tona. Pse? Sepse njeriu, duke zbatuar parime shkencore, të cilave Hjumi as që ua kishte idenë, ka shpikur telefonat, televizorët dhe avionët. Atëherë, a është kaq e vështirë të besojmë se në të kaluarën Perëndia mund të ketë bërë, në ndonjë mënyrë që ende s’e kuptojmë, gjëra që për ne janë mrekulli?
Si ta dimë?
15, 16. Nëse mrekullitë ndodhën vërtet, cila është mënyra e vetme për t’i njohur? Ilustro.
15 Pa dyshim, të thuash se mrekullitë mund të kenë ndodhur, nuk do të thotë se ndodhën vërtet. Por, si mund ta dimë në shekullin tonë se Perëndia ka bërë vërtet mrekulli në kohët biblike nëpërmjet shërbëtorëve të vet këtu në tokë? Ç’prova do të doje të gjeje? Mendo sikur një njeri nga një fis primitiv e marrim nga xhungla ku ka lindur, për të vizituar një qytet të madh. Si mund t’ia përshkruajë ai fisit të tij, kur të kthehet, çuditë e jetës në qytet? Ai s’mund t’u shpjegojë si ecën makina ose si del muzikë nga një radio dore. As mund të bëjë një kompjuter për të treguar se një gjë e tillë ekziston. Gjithçka që mund të bëjë, është të tregojë çfarë ka parë.
16 Në njëfarë mënyre, edhe ne jemi si njerëzit e atij fisi. Nëse Perëndia ka bërë vërtet mrekulli, mund të mësojmë për to vetëm nga ata që i kanë parë. Ata s’mund të shpjegojnë si ndodhën mrekullitë dhe as mund t’i përsëritin. Mund të na tregojnë vetëm çfarë panë. Është e qartë se dëshmitarët okularë mund të mashtrohen. Ose, fare lehtë mund ta ekzagjerojnë atë që kanë parë, e të sajojnë gjëra të paqena. Para se ta besojmë dëshminë e tyre, duhet të sigurohemi që janë
të besueshëm, me veti morale dhe që nxiten nga motive të mira.Mrekullia më e provuar
17. (a) Cila është mrekullia më e provuar në Bibël? (b) Cilat rrethana çuan në vdekjen e Jezuit?
17 Mrekullia më e provuar në Bibël është ringjallja e Jezu Krishtit, ndaj, pse të mos e përdorim si shembull? Së pari, le t’i shqyrtojmë faktet ashtu si paraqiten në Bibël: Jezui u arrestua mbrëmjen e 14 nisanit që, sipas kalendarit tonë, i bie të ketë qenë mbrëmja e së enjtes. * Doli para krerëve të judenjve, që e akuzuan për blasfemi dhe vendosën të vritej. Pastaj, krerët e judenjve e çuan para guvernatorit romak, Ponc Pilatit, i cili nuk i bëri dot ballë presionit të tyre dhe ua dorëzoi Jezuin që ta ekzekutonin. Ndoshta paraditen e së premtes, gjithnjë më 14 nisan sipas kalendarit judaik, atë e gozhduan në një shtyllë torture, dhe brenda pak orësh vdiq.—Marku 14:43-65; 15:1-39.
18. Sipas Biblës, si dolën fjalë se Jezui ishte ringjallur?
18 Një ushtar romak e shpoi Jezuin me heshtë në ijë, që të sigurohej se kishte vdekur. Pastaj Gjoni 19:31–20:29; Luka 24:11.
trupin e tij e futën në një varr të ri. Dita e nesërme, 15 nisani (e premte/e shtunë), ishte sabat, ditë pushimi. Por më 16 nisan, të dielën në mëngjes, disa dishepuj vajtën te varri dhe e gjetën bosh. Shpejt, dolën fjalë se e kishin parë Jezuin gjallë. Fillimisht, këto fjalë ngjallën të njëjtin reagim që do të ngjallnin edhe sot—mosbesim. Edhe apostujt nuk besuan. Por, kur e panë me sytë e tyre Jezuin gjallë, iu desh të pranonin se ai ishte ringjallur vërtet.—Varri bosh
19-21. (a) Sipas Justin Martirit, si u munduan judenjtë ta kundërshtonin predikimin e të krishterëve për ringjalljen e Jezuit? (b) Për çfarë mund të jemi të sigurt në lidhje me varrin e Jezuit më 16 nisan?
19 A ishte ringjallur vërtet Jezui, apo e gjithë kjo ishte sajuar? Një pyetje që do të kishin bërë njerëzit e asaj kohe, është: a gjendet ende në varr trupi i Jezuit? Dishepujt e Jezuit do ta kishin shumë të vështirë t’i mbronin fjalët e tyre, nëse kundërshtarët do të drejtonin gishtin nga kufoma e tij ende në varr, provë që tregonte se ai nuk ishte ringjallur. Në fakt, nuk tregohet asgjëkundi se ata e bënë këtë. Përkundrazi, sipas Biblës, ata u dhanë para ushtarëve që ishin caktuar të ruanin varrin dhe u thanë: «Thoni: ‘Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën, kur ne po flinim.’» (Mateu 28:11-13) Përveç Biblës, ekzistojnë edhe dëshmi të tjera që tregojnë se krerët e judenjve bënë vërtet kështu.
20 Rreth një shekull pas vdekjes së Jezuit, Justin Martiri shkroi veprën me titull Dialog me Trifonin. Në të thuhet: «Ju [judenjtë] zgjodhët
njerëz, i dërguat në të gjithë botën dhe i urdhëruat të shpallnin se herezia e paudhë dhe e mbrapshtë mbiu nga njëfarë Jezui, një mashtrues galileas. Ata thoshin se judenjtë e kryqëzuan, por dishepujt e tij e vodhën natën nga varri ku e kishin futur.»721 Trifoni ishte jude, dhe Martiri e shkroi veprën e tij në mbrojtje të krishterimit përballë judaizmit. Pra, do të ishte e pamundur që Justin Martiri të thoshte që judenjtë i akuzonin të krishterët se kishin vjedhur trupin e Jezuit nga varri, nëse judenjtë nuk do ta kishin bërë këtë akuzë. Në të kundërt, do të gjendej përballë akuzës për një gënjeshtër, që mund të vërtetohej kollaj. Ai nuk do të ishte shprehur kështu, nëse judenjtë nuk do t’i kishin dërguar vërtet këta lajmëtarë. Por judenjtë i dërguan, vetëm sepse, më 16 nisan të vitit 33 të e.s., varri ishte vërtet bosh dhe nuk kishin trupin e Jezuit si provë për të treguar se ai nuk ishte ringjallur. Atëherë, ç’kishte ndodhur, përderisa varri ishte bosh? Mos e kishin vjedhur apostujt trupin e Jezuit? Apo ishte hequr me anë të një mrekullie për të treguar se Jezui ishte ringjallur vërtet?
Përfundimet e Lukës
22, 23. Cili njeri i arsimuar i shekullit të 1-rë shqyrtoi ringjalljen e Jezuit, dhe ç’burime të dhënash kishte në dispozicion?
22 Në shekullin e 1-rë, këtë çështje e shqyrtoi me kujdes një njeri mjaft i arsimuar. Ai quhej Lukë dhe ishte mjek. (Kolosianëve 4:14) Luka shkroi dy libra që tani janë pjesë e Biblës: njërin nga Ungjijtë, ose historinë e shërbimit të Jezuit, dhe Veprat e Apostujve, që tregon historinë e përhapjes së krishterimit pas vdekjes së Jezuit.
Luka 1:1-3) Pra, me sa duket, Luka kishte bërë kërkime të hollësishme. Por, a ishte historian i zoti?
23 Në hyrje të Ungjillit të tij, Luka përmend shumë dëshmi që ai vetë i kishte, por që ne s’mund t’i kemi. Ai thotë se ka shqyrtuar dokumente për jetën e Jezuit. Gjithashtu, tregon se ka folur me njerëz që e kishin takuar Jezuin dhe kishin qenë dëshmitarë të vdekjes dhe të ringjalljes së tij. Madje, shton: «I gjurmova me saktësi të gjitha gjërat që nga fillimi.» (24, 25. Si i shohin shumë kërkues aftësitë e Lukës si historian?
24 Shumë kanë thënë se ishte. Në vitin 1913, sër Uilliam Ramseji komentoi gjatë një leksioni për vlerën historike të shkrimeve të Lukës. Çfarë përfundimi nxori? «Luka është një historian i rangut të lartë. Faktet që pohon, janë të besueshme. Por jo vetëm kaq! Ai ka edhe një sens të vërtetë historik.»8 Edhe disa kërkues të kohëve të fundit kanë nxjerrë të njëjtin përfundim. Në parathënien e një vepre me shumë vëllime, ku trajtohet rasti i Lukës, thuhet: «Luka ishte edhe historian (madje i saktë), edhe teolog.»—The Living Word Commentary.
25 Sipas Dejvid Gudingut, ish-profesor i greqishtes së Besëlidhjes së Vjetër në Irlandën e Veriut, Luka ishte «një historian i lashtë që ndoqi traditën e pastër të historianëve të Besëlidhjes së Vjetër dhe traditën e Tacidit [një nga historianët
më të vlerësuar të lashtësisë]. Njësoj si ata, edhe Luka duhet t’i jetë futur punës me mish e me shpirt që të shqyrtonte burimet që kishte në dispozicion, të përzgjidhte materialin dhe ta paraqiste atë. . . . Tacidi i shtonte kësaj metode edhe pasionin për saktësinë historike. Sa për Lukën, asgjë s’të lë të mendosh se bëri më pak».926. (a) Ç’përfundim nxori Luka për ringjalljen e Jezuit? (b) Çfarë mund t’ia ketë forcuar këtë bindje?
26 Kthehemi sërish te çështja e varrit të Jezuit që u gjet bosh më 16 nisan. Ç’përfundim nxori ky historian mjaft i aftë? Si në Ungjillin e tij, edhe në librin e Veprave, Luka e paraqit ringjalljen e Jezuit si fakt. (Luka 24:1-52; Veprat 1:3) Ai s’kishte asnjë grimë dyshimi se Jezui u ringjall. Mbase kjo bindje vinte nga raste të tjera që kishte parë me sytë e tij. Megjithëse nuk kishte qenë dëshmitar i kësaj ringjalljeje, ai thotë se kishte parë mrekullitë që bëri apostulli Pavël.—Veprat 20:7-12; 28:8, 9.
Ata e panë Jezuin të ringjallur
27. Cilët ishin disa nga ata që thanë se e panë Jezuin të ringjallur?
27 Dihet botërisht se dy nga Ungjijtë u shkruan nga dy burra që e njihnin Jezuin, ishin aty kur vdiq dhe thanë se e panë pasi u ringjall. Këta ishin apostulli Mate, ish-taksambledhësi, dhe Gjoni, apostulli më i dashur për Jezuin. Edhe një shkrimtar tjetër i Biblës, apostulli Pavël, tha se e pa Krishtin të ringjallur. Madje Pavli rendit edhe emrat e disa të tjerëve që e panë Jezuin gjallë pas vdekjes, dhe thotë se, një herë, Jezui iu shfaq «më shumë se pesëqind vëllezërve».—1 Korintasve 15:3-8.
28. Si ndikoi te Pjetri ringjallja e Jezuit?
Veprat 2:23, 24) Dihet botërisht se dy letra në Bibël i shkroi Pjetri. Në të parën, ai tregon se bindja për ringjalljen e Jezuit ishte ende një nxitje e fuqishme për të, edhe pse kishin kaluar shumë vjet nga ajo ngjarje. Ai shkroi: «Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotërisë tonë Jezu Krisht, sepse në përputhje me mëshirën e tij të madhe, na dha një lindje të re për një shpresë të gjallë nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit nga të vdekurit.»—1 Pjetrit 1:3.
28 Një tjetër dëshmitar okular që përmend Pavli, është Jakovi, gjysmëvëllai i Jezuit, i cili duhej ta kishte njohur Jezuin që nga fëmijëria. Një tjetër është apostulli Pjetër. Luka thotë se ai dëshmoi pa frikë për ringjalljen e Jezuit vetëm pak javë pas vdekjes së tij. (29. Megjithëse s’mund të flasim me ata që e panë Jezuin të ringjallur, cilat prova që e vërtetojnë këtë kemi në dispozicion?
29 Pra, Luka pati mundësinë të fliste me njerëz që thoshin se e kishin parë Jezuin pas vdekjes dhe kishin folur me të, kurse ne mund të lexojmë atë që shkruan disa prej tyre. Ne mund të gjykojmë vetë nëse ata ishin të mashtruar, po përpiqeshin të na mashtronin, apo e panë vërtet Krishtin të ringjallur. Të themi të vërtetën, është krejt e pamundur që ata të jenë mashtruar. Disa prej tyre ishin miq të ngushtë të Jezuit derisa vdiq. Të tjerë e panë në agoni në shtyllën e torturës. Panë gjakun dhe ujin që i doli nga trupi kur ushtari e shpoi me heshtë. Edhe ushtari, edhe ata, ishin të sigurt se Jezui kishte vdekur. Më vonë, e panë Jezuin gjallë dhe folën me të. Jo, s’ka mundësi të jenë mashtruar. Megjithatë, mos vallë po përpiqeshin të na mashtronin ne, duke thënë se Jezui ishte ringjallur?—Gjoni 19:32-35; 21:4, 15-24.
30. Pse është e pamundur që dëshmitarët okularë të ringjalljes së Jezuit të kenë gënjyer?
1 Korintasve 15:14, 17) A të ngjajnë këto si fjalët e një njeriu që po gënjen, kur thotë se ka parë Krishtin të ringjallur?
30 Për këtë, mjafton të pyesim: po ata, a i besonin ato që thoshin? Po, pa më të voglin dyshim. Për të krishterët, duke përfshirë edhe ata që thoshin se kishin qenë dëshmitarë okularë, ringjallja e Jezuit ishte vetë themeli i besimit të tyre. Apostulli Pavël tha: «Nëse Krishti nuk është ngritur, predikimi ynë është me siguri i kotë, e po kështu dhe besimi ynë është i kotë . . . nëse Krishti nuk është ngritur, besimi juaj është i kotë.» (31, 32. Ç’sakrifica bënë të krishterët e hershëm, dhe pse ato janë një provë bindëse që tregon se ata nuk gënjenin kur thoshin se Jezui ishte ringjallur?
31 Mendo çfarë nënkuptonte të ishe i krishterë në ato kohë. Nuk fitoje as prestigj, as pushtet, as pasuri, përkundrazi, edhe nëse i kishe, i humbje. Shumë të krishterë të hershëm ‘pranuan me gëzim t’ua plaçkitnin zotërimet’ për hir të besimit. (Hebrenjve 10:34) Të përqafoje krishterimin nënkuptonte një jetë me sakrifica e përndjekje, që shpesh çonte në martirizim me një vdekje të turpshme e të dhimbshme.
32 Disa të krishterë vinin nga familje në gjendje të mirë, si apostulli Gjon, babai i të cilit me sa duket merrej me tregtinë e peshkimit në Galile, që në atë kohë po i ecte mbarë. Të tjerë kishin përpara goxha të ardhme, si apostulli Pavël, i cili, para se të bëhej i krishterë, kishte qenë nxënës i Gamalielit, një rabini të famshëm, dhe kishte filluar të binte në sy të qeveritarëve judenj. Veprat 9:1, 2; 22:3; Galatasve 1:14) Megjithatë, të gjithë hoqën dorë nga çka u ofronte bota, që të shpallnin një lajm që bazohej në ringjalljen e Jezuit. (Kolosianëve 1:23, 28) A do të sakrifikonin e të vuanin kaq shumë për një çështje që e dinin se bazohej në një gënjeshtër? Patjetër që jo. Ata ishin gati të vuanin e të vdisnin për një çështje që e dinin se bazohej në një të vërtetë.
(Mrekullitë ndodhin vërtet
33, 34. Përderisa ringjallja ndodhi vërtet, ç’mund të themi për mrekullitë e tjera që tregohen në Bibël?
33 Pra, të gjitha këto fakte japin dëshmi plotësisht bindëse se Jezui u ringjall vërtet më 16 nisan të vitit 33 të e.s. Përderisa ringjallja ndodhi, kanë ndodhur edhe të gjitha mrekullitë e tjera që tregohen në Bibël, për të cilat kemi prova bindëse nga dëshmitarët okularë. E njëjta Fuqi që ringjalli Jezuin, i dha mundësi atij të ringjallte birin e vejushës nga Naini. Falë kësaj Fuqie, Jezui bëri edhe mrekulli më të vogla, por që, prapëseprapë, ishin mrekulli, domethënë shërimet. Gjithashtu, e ndihmoi të bënte të tjera mrekulli, si për shembull, të ushqente një turmë të madhe dhe të ecte mbi ujë.—Luka 7:11-15; Mateu 11:4-6; 14:14-21, 23-31.
34 Kështu, nuk kemi pse të dyshojmë për vërtetësinë e Biblës, vetëm se në të tregohen disa mrekulli. Përkundrazi, fakti që mrekullitë ndodhën në kohët biblike, është një provë e fuqishme se Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë. Megjithatë, kundër Biblës kanë hedhur edhe një akuzë tjetër. Shumë thonë se ajo është kontradiktore, ndaj s’mund të jetë Fjala e Perëndisë. A është vërtet kështu?
[Shënimet]
^ par. 6 Themi «zakonisht», sepse në disa nga mrekullitë për të cilat flet Bibla, mund të kenë vepruar dukuri të natyrës, si tërmete ose shkarje toke. Megjithatë, ato shihen si mrekulli, pasi ndodhën pikërisht atëherë kur duhej dhe tregojnë qartë se drejtoheshin nga Perëndia.—Josiu 3:15, 16; 6:20.
^ par. 17 Për judenjtë dita fillonte rreth orës gjashtë të mbrëmjes dhe mbaronte të nesërmen, po në gjashtë të mbrëmjes.
[Pyetjet]
[Diçitura në faqen 81]
Armiqtë e krishterimit thanë se dishepujt vodhën trupin e Jezuit. Po të ishte kështu, pse të krishterët qenë gati të vdisnin për një fe që bazohej në ringjalljen e tij?
[Figura në faqen 85]
Pse sot nuk ndodhin më mrekulli?
Ndonjëherë lind pyetja: «Pse sot nuk ndodhin më mrekulli si ato që tregohen në Bibël?» Përgjigjja është se në të kaluarën mrekullitë kishin një qëllim të caktuar, kurse sot Perëndia pret që ne të jetojmë me anë të besimit.—Habakuku 2:2-4; Hebrenjve 10:37-39.
Në kohën e Moisiut, mrekullitë kishin për qëllim të tregonin se Jehovai po e përdorte këtë njeri, se besëlidhja e Ligjit kishte ardhur vërtet nga Perëndia dhe se izraelitët ishin populli i zgjedhur i Perëndisë.—Dalja 4:1-9, 30, 31; Ligji i përtërirë 4:33, 34.
Në shekullin e 1-rë, mrekullitë ndihmuan të përcaktohej roli i Jezuit dhe, më vonë, i kongregacionit të ri të krishterë. Ato treguan se Jezui ishte Mesia i premtuar, se pas vdekjes së tij, populli i zgjedhur i Perëndisë, nuk ishte më kombi i Izraelit, por kongregacioni i krishterë, dhe se Ligji i Moisiut nuk ishte më në fuqi.—Veprat 19:11-20; Hebrenjve 2:3, 4.
Me vdekjen e apostujve, koha e mrekullive mbaroi. Apostulli Pavël shpjegoi: «Nëse ka dhurata profetizimi, do të hiqen, nëse ka gjuhë, do të pushojnë, nëse ka njohuri, do të hiqet. Sepse ne kemi njohuri të pjesshme dhe profetizojmë pjesërisht, por, kur të mbërrijë ajo që është e plotë, ajo që është e pjesshme, do të hiqet.»—1 Korintasve 13:8-10.
Sot kemi në dorë Biblën të plotë, që na njeh me të gjitha zbulesat dhe këshillat e Perëndisë. Gjithashtu, shohim si janë përmbushur profecitë dhe i kuptojmë më mirë qëllimet e Perëndisë. Prandaj, mrekullitë nuk janë më të nevojshme. Megjithatë, po ajo frymë e Perëndisë që bëri mrekulli, vepron ende, dhe na jep edhe sot shenja po aq të qarta të fuqisë së Tij. Për këtë do të mësojmë më shumë në një kapitull të ardhshëm.
[Figura në faqen 75]
Për shumë njerëz, pandryshueshmëria e ligjeve të natyrës, si lindja e diellit çdo mëngjes, është provë se mrekullitë s’mund të ndodhin
[Figura në faqen 77]
Krijimi i tokës për të mirëpritur qeniet e gjalla, ishte një ‘çudi’ që nuk u përsërit më
[Figurat në faqen 78]
Si do t’ia shpjegoje mrekullitë e shkencës moderne dikujt që ka jetuar 200 vjet më parë?