«Eja e bëhu dishepulli im»
Ky libër nuk ka si qëllim të bëjë një përmbledhje të plotë të jetës dhe shërbimit të Jezuit, por të na ndihmojë të kuptojmë më qartë si ta ndjekim.
Parathënie
Urojmë që dashuria jote për Jezuin të shtohet dhe ta ndjekësh më nga afër, kështu do t’ia gëzosh zemrën Jehovait tani dhe përgjithmonë.
KAPITULLI 1
«Bëhu dishepulli im»—Ç’donte të thoshte Jezui?
Të jesh një dishepull i vërtetë i Krishtit, përfshin më shumë sesa thjesht fjalët ose ndjenjat tona.
KAPITULLI 2
«Udha, e vërteta dhe jeta»
Mund t’i afrohemi Atit vetëm nëpërmjet Birit. Jezuit i është dhënë një rol jetësor në plotësimin e qëllimit universal të Perëndisë.
PJESA 1
«Hajde shikoje vetë» Krishtin
KAPITULLI 3
«Jam . . . i përulur në zemër»
Nga fillimi deri në fund, shërbimi i Jezuit në tokë u karakterizua nga përulësia.
KAPITULLI 4
«Ja, . . . Luani nga fisi i Judës»
Jezui shfaqi një guxim prej luani në tri aspekte: për të mbrojtur të vërtetën, për të përkrahur drejtësinë dhe për të përballuar kundërshtimin.
KAPITULLI 5
«Të gjitha thesaret e mençurisë»
Jezui shfaqi mençuri të pashoqe jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime.
KAPITULLI 6
«Mësoi bindjen»
Përderisa Jezui i bindej në mënyrë të përsosur Atit, pse mund të thuhet se «mësoi bindjen» dhe ‘u bë i përsosur’?
KAPITULLI 7
«Mendoni me kujdes» për qëndrueshmërinë e Jezuit
Jezui ishte një shembull i përsosur qëndrueshmërie. Si ia doli? Si mund ta ndjekim shembullin e tij?
KAPITULLI 8
«Për këtë u dërgova»
Shqyrto pse predikonte Jezui, për çfarë predikonte dhe ç’qëndrim kishte ndaj caktimit të tij kur ishte në tokë.
KAPITULLI 9
«Shkoni dhe bëni dishepuj»
Që të jemi dishepuj të vërtetë të Krishtit, duhet të zbatojmë urdhërimin e Jezuit për të bërë dishepuj.
KAPITULLI 10
«Është shkruar»
Që të imitojmë mënyrën si ua mësonte Jezui të vërtetën të tjerëve, është thelbësore të citojmë nga Fjala e Perëndisë, ta mbrojmë dhe ta shpjegojmë atë.
KAPITULLI 11
«Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu»
Shqyrto tri nga metodat e mësimdhënies që përdorte Jezui dhe si mund t’i përdorim edhe ne.
KAPITULLI 12
«Pa ilustrime s’u fliste atyre»
Bibla jep dy arsye të rëndësishme pse Jezui përdorte ilustrime.
KAPITULLI 13
«Unë e dua Atin»
Si ta imitojmë Jezuin dhe të zhvillojmë dashuri të fortë për Jehovain?
KAPITULLI 14
«Iu afruan turma të mëdha»
Shumë veta, përfshirë edhe fëmijët, i afroheshin pa ngurrim Jezuit. Pse ishte kaq i afrueshëm Jezui?
KAPITULLI 15
«I shtyrë nga keqardhja»
Pse është e rëndësishme të ndjekim shembullin e Jezuit kur u tregojmë mëshirë ose dhembshuri të tjerëve?
KAPITULLI 16
«Jezui . . . i deshi ata deri në fund»
Gjatë gjithë shërbimit, Jezui dha prova të dashurisë së tij për dishepujt. Si ta imitojmë Jezuin në marrëdhëniet me të tjerët?
KAPITULLI 17
«Nuk ka dashuri më të madhe»
Si ta ndjekim shembullin e Jezuit për të treguar dashuri vetëmohuese?
KAPITULL 18
«Vazhdo të më ndjekësh»
Nëse e ndjekim Jezuin dita-ditës, do të kemi një ndërgjegje të pastër dhe një shpresë të bukur për të ardhmen.