PREDIKOJNË DHE MËSOJNË NË MBARË BOTËN
Kontinentet amerikane
-
VENDE 57
-
POPULLSIA 982.501.976
-
LAJMËTARË 4.102.272
-
STUDIME BIBLIKE 4.345.532
Studim nën dritën e qiririt në mes të lëndinës
Një çift pionierësh specialë që predikojnë në një territor të thellë të Brazilit, dëgjuan për Valdirën, një grua që kishte studiuar Biblën para 13 vjetësh. Pasi udhëtuan në një rrugë tërë pluhur dhe pasi kaluan disa lumenj të rrezikshëm, pionierët e gjetën Valdirën, që mezi priste të rifillonte studimin. Ngaqë jetonte
në një zonë të thellë, duhej të merreshin masa të veçanta. Edhe pse kishte celular, i vetmi vend ku arrinin valët ishte një lëndinë larg shtëpisë së saj. Për më tepër, mund ta bënte studimin vetëm pas orës nëntë të mbrëmjes. Imagjinoni pak: një e re ulur vetëm në një lëndinë në errësirë që përdor celularin për të studiuar Biblën nën dritën e qiririt.Po me telefon ajo ndjek edhe mbledhjet e së dielës. Merr Biblën, Kullën e Rojës dhe librin e këngëve e del në lëndinë për të ndjekur mbledhjen. Kur bie shi, merr me vete edhe çadrën.
Në mars Valdira udhëtoi rreth 100 km për të shkuar në një Sallë Mbretërie që të ndiqte një mbledhje speciale ku doli Përkthimi Bota e Re në portugalisht. U kënaq pa masë kur mori Biblën e re. Kur e lavdëruan për përpjekjet që bënte për të studiuar Biblën, ajo tha: «Jo, nuk është edhe aq e vështirë.»
«E dija se do të vinit një ditë»
Popullsia jukpa përbëhet nga indianë të Amerikës që jetojnë në Kolumbi. Para se të shkonte në një nga komunitetet e tyre, Frenkun, një pionier special, e paralajmëruan për kryeplakun vendës, Xhon Kajron, që kishte përzënë disa grupe evangjeliste që kishin shkuar për të predikuar. Në një rast, kur Xhoni kishte zbuluar se një predikues i tyre po mblidhte të dhjetën, e kishte ndjekur nga pas me vrap, duke shkrehur armën në ajër.
Frenku sjell ndër mend: «Kur arritëm atje, e para me të cilën folëm, ishte pikërisht e bija e Xhon Kajros. Pasi Çfarë mëson vërtet Bibla?, ajo tha menjëherë: ‘Pikërisht në këtë fe dua të futem!’ Pastaj vrapoi të njoftonte të atin për ne, i cili na thirri menjëherë. Iu afruam gjithë ankth. Pa hapur ende gojën ne, ai tha: ‘E di se ju keni fenë e vërtetë. Para tetë vjetësh gjeta në një kosh plehrash në Beserril një libër si ky që i keni dhënë vajzës sime. E lexova, dhe që atëherë ju kam pritur. E dija se do të vinit një ditë. Dua që të më mësoni për Biblën mua, familjen time dhe komunitetin tonë. Dyert tona janë të hapura për ju.’
i treguam librinNa u mbushën sytë me lot. I gjithë komuniteti u mblodh për të na dëgjuar, dhe Xhon Kajro përktheu në
gjuhën e tyre. Kur po iknim, na dha hua një gomar të vogël për të na mbajtur çantat. Tani drejtojmë 47 studime biblike me 120 banorë jukpa nga komunitete të ndryshme, përfshirë Xhon Kajron dhe të bijën.»Një përndjekës ndryshon rrugë
Hoseja, një ish-katolik i devotshëm, jeton në Ekuador. Ai shkruan: «Vloja nga urrejtja për Dëshmitarët e Jehovait. I përndoqa për dhjetë vjet. Organizoja turma kundër Dëshmitarëve, i keqtrajtoja fizikisht dhe i akuzoja për vjedhje. Pastaj, në rajonin e policisë këmbëngulja t’ia vija vetë kyçin qelisë së tyre. Një herë i shkatërruam makinën një Dëshmitari. Kurse një herë
tjetër, njërit prej tyre ia hodhëm motoçikletën në greminë.Më 2010 më zuri gripi i derrave. Për të marrë veten, mjeku më urdhëroi të ikja nga shtëpia ime lart në Ande e të shkoja në klimë më të ngrohtë në bregdet. Kështu shkova në fermën e vogël të një kushëriri në zonën e bregdetit ku m’u desh të kujdesesha i vetëm për fermën. Ngaqë isha fillikat, mezi prisja të flisja me dikë. E kush erdhi në fermë? Dëshmitarët e Jehovait! Për shkak të vetmisë së tmerrshme, bëra muhabet me ta dhe u habita me mënyrën si e përdornin Biblën. Nga kureshtja, pranova të studioja Biblën me ta. Pasi studiova për gjashtë muaj, shkova për herë të parë në mbledhje. Më bëri kaq përshtypje interesi i ngrohtë dhe i dashur që treguan për mua, sa pyeta veten: ‘Mos vallë këta janë shërbëtorët e vërtetë të Zotit?’ Bëra përparim dhe më në fund u pagëzova në prill të 2014-s.
Më brente ndërgjegjja që i kisha përndjekur Dëshmitarët. Megjithatë, Jehovai më dha një mundësi ta ndreqja deri diku gabimin. Në një asamble qarkore më 4 tetor 2014, më intervistuan për të kaluarën time si përndjekës. Një nga pyetjet ishte: ‘Nëse do të kishe mundësi, kujt prej atyre që ke përndjekur, do t’i kërkoje të falur?’ Menjëherë u përgjigja se do t’i kërkoja falje vëlla Edmundos, por nuk dija ku ta gjeja. Pa dijeninë time, mbikëqyrësi qarkor e kishte sjellë Edmundon prapa skene. Të gjithë filluan të qanin kur unë dhe Edmundo u përqafuam dhe derdhëm lot aty në podium.»
«Të lutem, Jehova, bëj që Dëshmitarët të më gjejnë!»
Në diellin përvëlues të mesditës një grup motrash në Asuncion, Paraguai, mbaroi së predikuari territorin e caktuar. Por vendosën të bënin një përpjekje më shumë
për të predikuar edhe në disa shtëpi aty afër. Një Dëshmitare tha: «Ndoshta po lutet ndonjëri.» Te dera e një shtëpie në qoshe, një grua e re i përshëndeti motrat duke u buzëqeshur dhe i pyeti nëse ishin Dëshmitare të Jehovait. Ajo u shpjegoi se një muaj më parë ishte transferuar nga Bolivia në Paraguai për shkak të punës. Kur ishte në Bolivi, kishte studiuar Biblën. Por tani, askush në lagje nuk e dinte ku mund t’i gjente Dëshmitarët, prandaj ishte lutur: «Të lutem, Jehova, bëj që Dëshmitarët të më gjejnë!» Pikërisht atë ditë motrat shkuan tek ajo dhe biseduan për të rifilluar studimin biblik.