PYETJA 9
A duhet të besoj tek evolucioni?
ÇFARË DO TË BËJE TI?
Imagjino këtë situatë: Aleksi është në mëdyshje. Gjithmonë ka besuar te Zoti dhe te krijimi. Por, sot mësuesi i biologjisë tha me bindje se evolucioni është fakt e se bazohet në kërkime shkencore të besueshme. Aleksi nuk do që të bëjë figurën e budallait. «Në fund të fundit,
Po të ishe Aleksi, a do ta pranoje evolucionin vetëm sepse librat e shkollës e paraqesin si fakt?
NDALU E MENDO
Njerëzit e të dyja palëve të debatit shpesh nxitohen e thonë çfarë besojnë pa e ditur mirë pse e besojnë.
-
Disa besojnë në krijim thjesht ngaqë kështu i ka mësuar feja e tyre.
-
Disa besojnë tek evolucioni thjesht ngaqë kështu e kanë mësuar në shkollë.
GJASHTË PYETJE PËR T’U MENDUAR
Bibla thotë: «Çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia.» (Hebrenjve 3:4) A është e arsyeshme për t’u besuar?
POHIM: Çdo gjë në univers erdhi nga shpërthimi i rastësishëm i Big-Bengut.
1. Kush ose çfarë e shkaktoi Big-Bengun?
2. Çfarë ka më shumë kuptim: gjithçka erdhi nga hiçi apo gjithçka erdhi nga dikush?
POHIM: Njerëzit erdhën nga kafshët.
3. Nëse njerëzit erdhën nga kafshët, për shembull nga majmuni, pse ekziston gjithë ky hendek i stërmadh mes aftësive intelektuale të njerëzve dhe të majmunëve?
4. Pse edhe format më «të thjeshta» të jetës janë jashtëzakonisht komplekse?
POHIM: Evolucioni është fakt i vërtetuar.
5. Ai që bën këtë pohim, a i ka shqyrtuar dëshmitë?
6. Sa njerëz besojnë tek evolucioni vetëm se u kanë thënë që këtë teori e besojnë të gjithë njerëzit inteligjentë?
«Nëse po shëtit nëpër pyll dhe sheh një shtëpi të bukur prej druri, a do të mendoje: ‘Ç’mrekulli! Pemët paskan rënë fiks aty ku duhej për të bërë këtë shtëpi!’ S’do mend që jo! Nuk ka logjikë. Atëherë, pse duhet të besojmë se gjithçka në univers erdhi rastësisht?»
—Xhulia.
«Mendo sikur dikush të të thotë se në një shtypshkronjë ndodhi një shpërthim që e spërkati gjithë bojën në mure dhe në tavan, e nga kjo u formua një fjalor i pasur. A do ta besoje?»
—Gueni.
PSE TË BESOJ SE ZOTI EKZISTON?
Bibla të nxit të përdorësh «fuqinë [tënde] për të arsyetuar». (Romakëve 12:1) Kjo do të thotë se besimi te Perëndia nuk duhet të bazohet thjesht tek . . .
-
EMOCIONET (Thjesht e ndiej se duhet të ekzistojë një fuqi e mbinatyrshme)
-
NDIKIMI I TË TJERËVE (Aty ku banoj unë, të gjithë janë besimtarë)
-
PRESIONI I TË TJERËVE (Që i vogël, prindërit më ushqyen besimin te Zoti, nuk kisha zgjidhje tjetër)
Përkundrazi, duhet të gjesh arsye bindëse për besimin.
«Kur dëgjoj shpjegimin e mësuesit në klasë se si funksionon trupi ynë, s’kam pikë dyshimi se Perëndia ekziston. Çdo pjesë e trupit ka funksionin e vet deri në detajin më të vogël, dhe shpesh këto funksione kryhen pa qenë ne të vetëdijshëm. Trupi i njeriut të lë pa mend!»
—Tereza.
«Kur shoh një grataçelë, një anije kroçerë ose një makinë, pyes veten: ‘Kush e ka ndërtuar?’ Për shembull, duhen njerëz inteligjentë për të ndërtuar një makinë, sepse që makina të punojë, shumë pjesë të vogla duhet të funksionojnë mirë deri në hollësi. Kështu, nëse makinat duhet t’i projektojë dikush, kjo vlen edhe për njerëzit.»
—Riçardi.
«Sa më shumë studioja shkencën, aq më pak i besueshëm dukej evolucioni. . . . Mua më duhet më tepër ‘besim’ të besoj tek evolucioni, sesa te një Krijues.»
—Antoni.
PËR TË MENDUAR
Edhe pse shkencëtarët kanë bërë kërkime prej dekadash, akoma nuk kanë gjetur një shpjegim për evolucionin me të cilin të bien dakord të gjithë. Nëse shkencëtarët nuk bien dakord për evolucionin, dhe supozohet që ata janë ekspertët, a bën gabim nëse nuk e beson verbërisht këtë teori?