Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mahnitemi nga veprat e tua

Mahnitemi nga veprat e tua

Shkarko:

  1. 1. Prej kohësh bekime Mbretëria po dhuron.

    Me Biblën, të vërtetën jep, më shum’ madje ofron.

    Se skllav’ i matur e besnik jep drit’ e mençuri.

    Më jep barinj të dashur shum’; drejtojn’ me butësi.

    E di se kongresi që po pres, ësht’ fantastik.

    Dhe, kur mbaron, gjithmon’ un’ them: «Kongres si ky nuk ka!»

    Në mbledhje ndiej kujdesin tënd, të dashur kurdoher’.

    Mësoj të predikoj nga Ti, e të t’lëvdoj përher’.

    (REFRENI)

    Çdo vepër që ke bër’

    dhe Mbretëria na mahnit.

    E çmojm’ si qeveris,

    se, kur mësojm’ më shum’ për Ty, besimin na kalit!

    Bekimet që sjell Mbretëria, presim ne me shpres’.

  2. 2. Ti At’ më nderove, të punoj përkrah me ty.

    Shërbimi kaq i dashur më lejon të të rri pran’.

    Të gjitha të vërtetat si dhe paqja që dhuron,

    më japin ndihm’ që të jetoj si do ti Perëndi.

    Këto këng’ po shprehin se çfar’ zemra ime ndien.

    Edhe fal’ adhurimit familjar, bekim na vjen.

    Se fryma unitet na sjell e gjuhët s’na ndajn’ dot,

    kështu vëllazëria jon’, unike ësht’ në bot’.

    (REFRENI)

    Çdo vepër që ke bër’

    dhe Mbretëria na mahnit.

    E çmojm’ si qeveris,

    se, kur mësojm’ më shum’ për Ty, besimin na kalit!

    Bekimet që sjell Mbretëria, presim ne me shpres’.