Si trup i vetëm
Shkarko:
1. Po mblidhen re të zeza,
lajmërojn’ shtrëngat’ mbi dhe.
Furtunat e përndjekjes
s’jan’ asgjë e re për ne.
Kokën lart e mbajm’ nën sprova,
Jehova, je Streha jon’!
Asnjë arm’ që shpik i ligu,
kurrsesi nuk na tmerron.
(REFRENI)
Krah për krah si trup i vetëm,
nga gjith’ bota e paan’!
Krah për krah, asgjë s’na thyen,
Jehovain kemi pran’.
Jehovain kemi pran’.
2. Të qet’, o At’, të presim,
dhe pse sprovat djegin furr’!
Ti ke për gjith’ besnikët
dashuri që nuk vdes kurr’!
Siç i dhimbset foshnja nënës
dhe e mbron me xhelozi,
Jehova, ti s’na braktis kurr’,
na jep forc’, na mban në gji!
(REFRENI)
Krah për krah si trup i vetëm,
nga gjith’ bota e paan’!
Krah për krah, asgjë s’na thyen,
Jehovain kemi pran’.
(URA)
Le të shfryjn’ tiranët,
jemi një, s’na thyejn’ dot.
E k’to zemra për Ty rrahin,
Jehova, për Ty jan’ plot.
(REFRENI)
Krah për krah si trup i vetëm,
nga gjith’ bota e paan’!
Krah për krah, asgjë s’na thyen,
Jehovain kemi pran’.
Jehovain kemi pran’.