KËNGA 130
Le ta falim njëri-tjetrin
-
1. E dërgove Krishtin,
Jehova me dashuri,
që nga dara e mëkatit,
të shpëtonte çdo njeri.
Fal’ shpërblesës së Jezuit,
ti, o At’, shfaq mirësi;
sheh çdo zemër të penduar
dhe e fal me bujari.
-
2. Kur të tjerët falim
plot mëshir’ e pa kursim,
Ati yn’ do të na fal’ ne,
çdo mëkat e çdo gabim.
E nderojm’, pra, njëri-tjetrin,
ndaj askujt nuk mbajm’ mëri,
gjithnjë gati që të falim
me durim e dashuri.
-
3. Na ndihmon mëshira
që të ruajm’ zemrën ton’
nga urrejtja dhe mëria,
nga çdo gjë që na dëmton.
Dit’ për dit’ bëjm’ çmos të falim,
siç bën Ati yn’ i mir’.
Bujarisht si Jehovai,
me këdo tregojm’ mëshir’.
(Shih edhe Mat. 6:12; Efes. 4:32; Kolos. 3:13.)