KËNGA 84
Përherë i gatshëm
-
1. O Jehova, sa fort më çmon,
si të jetoj, ti më mëson.
Kur të shërbej, o Ati im,
më zbukuron, më sjell gëzim.
(REFRENI)
Zemrën jap për ty At’
me kënaqësi.
Përher’ i gatshëm jam që të shkoj
ku të thuash ti.
-
2. Nevoj’ për ndihm’ ka gjithandej,
ndaj shpirtin tim nuk e kursej.
Sa her’ që jap me bujari,
kjo zemër ndien veç lumturi.
(REFRENI)
Zemrën jap për ty At’
me kënaqësi.
Përher’ i gatshëm jam që të shkoj
ku të thuash ti.
-
3. Me një talent a gjuh’ të re,
mund të ndihmoj’ kushdo nga ne.
Në predikim a në ndërtim,
e bëjm’ gjithçka me përkushtim.
(REFRENI)
Zemrën jap për ty At’
me kënaqësi.
Përher’ i gatshëm jam që të shkoj
ku të thuash ti.
(Shih edhe Gjoni 4:35; Vep. 2:8; Rom. 10:14.)