Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Lëkura e peshkaqenit

Lëkura e peshkaqenit

A është projektuar?

Lëkura e peshkaqenit

● Në pamje të parë, lëkura e peshkaqenit duket e lëmuar. Por nëse e prek—kuptohet, pa rrezikuar—zbulon se ajo është si letër smerile kur e fërkon nga bishti në drejtim të kokës. *

Shqyrtoni faktet: Luspat e vockla me brazda, të cilat japin këtë ndjesi, e ndihmojnë peshkaqenin në dy mënyra. Së pari, shërbejnë si kanalizime për ujin, dhe kështu rezistenca e ujit është minimale kur peshkaqeni noton. Së dyti, luspat përkulen gjatë notimit, duke krijuar një sipërfaqe të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë, nuk krijohen fole parazitësh.

Vetitë e lëkurës së peshkaqenit gjejnë një mori përdorimesh. Për shembull, shkencëtarët kanë prodhuar një kostum noti që, falë sipërfaqes në imitim të lëkurës së peshkaqenit, rrit shpejtësinë e notimit rreth tre për qind. Ata besojnë se të njëjtat parime mund të përdoren për të prodhuar makina dhe varka me fërkim më të vogël.

Gjithashtu, kërkuesit shpresojnë të imitojnë vetitë higjienike të lëkurës së peshkaqenit për të krijuar një veshje që largon mikrobet nga barkat. Kjo veshje do të ishte më ekologjike se bojërat helmuese me bazë metali. Ndër përdorimet e tjera janë artikujt dhe pajisjet mjekësore që do të ulnin rrezikun e infeksioneve që merren në spital.

Si mendoni? A erdhi rastësisht lëkura e peshkaqenit që ka veti të kursejë energji dhe të ruajë higjienën, apo është projektuar?

[Shënimi]

^ par. 3 Ashpërsia e lëkurës nuk ndihet kur e fërkon nga koka në drejtim të bishtit.

[Figura në faqen 10]

Pamje e zmadhuar e luspave të peshkaqenit

[Burimet e figurave në faqen 10]

Luspat: © Eye of Science/​Photo Researchers, Inc.; peshkaqeni: © Image Source/​age fotostock