VENDE DHE POPUJ
Një vizitë në Indonezi
INDONEZIA përbëhet nga rreth 17.000 ishuj. Populli i saj njihet si jashtëzakonisht miqësor, i durueshëm, i sjellshëm dhe mikpritës.
Një vakt tipik indonezian është pilaf me gjellë të ndryshme, shpesh pikante, dhe fruta. Në disa zona, familjet hanë ulur mbi rrogoz. Me gishta marrin pak gjellë, e përziejnë me pilaf dhe e fusin në gojë. Shumë indonezianë thonë që shijohet më mirë kështu.
Indonezianët e kanë qejf artin, kërcimin dhe muzikën. Një instrument tipik indonezian është anklungu, që bëhet me shkopinj bambuje, të varur në një kornizë. Këta shkopinj akordohen që, kur të tunden, të prodhojnë një notë të vetme ose një akord. Për t’i rënë një melodie duhet bashkëpunimi i disa vetave që e tundin anklungun e vet pikërisht në momentin e duhur.
Deri në shekullin e 15-të të e.s., hinduizmi dhe më vonë budizmi patën një ndikim të madh në Indonezi. Në fillim të shekullit të 16-të, islamizmi kishte zënë rrënjë në kulturën indoneziane. Ndërsa evropianët erdhën në shekullin e 16-të për të kërkuar erëza dhe bashkë me ta erdhi edhe feja e krishterë.
Dëshmitarët e Jehovait, të njohur në mbarë botën për veprën e tyre të arsimimit biblik, kanë predikuar në Indonezi që nga viti 1931. Sot ka më shumë se 22.000 Dëshmitarë në Indonezi dhe po përpiqen të kontaktojnë ata që nuk dëgjojnë. Kohët e fundit, më shumë se 500 veta kanë marrë pjesë në një mbledhje të veçantë në gjuhën e shenjave për të përkujtuar vdekjen e Jezu Krishtit, të mbajtur nga Dëshmitarët të Jehovait.
Zgjohuni! botohet në 98 gjuhë, përfshirë gjuhën indoneziane