Mençuria po thërret—A mund ta dëgjosh?
«A nuk po thërret mençuria dhe a nuk po e lëshon zërin e saj aftësia dalluese? Ajo ka zënë vend në majë të lartësive, pranë udhëve, në kryqëzimet e rrugëve. . . . Në prag të hyrjeve, ajo thërret fort.»
MENÇURIA s’ka të çmuar. Pa të, do të bënim budallallëqe njëri pas tjetrit. Por, ku mund të gjendet mençuria e vërtetë? Shkrimtari i librit të Proverbave kishte në mendje mençurinë e pashoqe të Krijuesit tonë. Për më tepër, thuajse i gjithë njerëzimi e ka në dispozicion mençurinë e tij nëpërmjet një libri shumë të veçantë, Biblës. Shqyrto faktet e mëposhtme:
Bibla është «libri më i shpërndarë në gjithë historinë. Është përkthyer më shumë herë dhe në më shumë gjuhë se çdo libër tjetër»,—thotë një enciklopedi (The World Book Encyclopedia). E gjitha ose pjesërisht, tani Bibla disponohet në afro 2.600 gjuhë, dhe më tepër se 90 për qind e familjes njerëzore mund ta ketë.
Gjithashtu, mençuria «thërret fort» në një kuptim më të mirëfilltë. Te Mateu 24:14, lexojmë: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi [i kësaj bote].»
Ky «lajm i mirë» është mençuri e vërtetë, sepse e drejton vëmendjen te zgjidhja e mençur që ka Perëndia për problemet e njerëzimit
Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë privilegj të lajmërojnë Mbretërinë e Perëndisë në 239 vende! Po, mençuria