Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Belize

Një vizitë në Belize

BELIZEJA, edhe pse një vend i vogël, përmban një shumëllojshmëri tiparesh gjeografike, duke filluar që nga pyjet tropikale e deri tek ujërat ngjyrë gurkali përreth ishujve të shumtë përgjatë bregut. Por shumëllojshmëria gjeografike është vetëm një prej mrekullive të Belizesë.

Aty gjen qindra specie shpendësh dhe kafshësh. Ndër to janë tukani sqep-përmbys plot ngjyra të ndezura (Ramphastos sulfuratus) dhe tapiri i Berdit (Tapirus bairdii), një kafshë me hundë elastike e së njëjtës familje me rinoqerontët e cila mund të lëvizë shpejt në tokë e nën ujë. Aty ndodhet edhe jaguari vetmitar (Panthera onca). Në fakt, në Belize ndodhet rezervati i parë në botë për jaguarë.

Në Belize ndodhet rezervati i parë në botë për jaguarë

Belizeja njëherë e një kohë ishte pjesë e qytetërimit maja. Konkuistadorët spanjollë erdhën në shekullin e 16-të, por nuk i mposhtën plotësisht majat. Më vonë, britanikët morën nën kontroll zonën dhe në vitin 1862 e deklaruan zyrtarisht koloni të Hondurasit Britanik. Belizeja fitoi pavarësinë në vitin 1981.

Banorët e Belizesë janë po aq të larmishëm sa edhe vetë vendi. Disa nga grupet etnike kryesore janë kreolët, indianët lindorë, garinagët, majat dhe metisët. Ata janë miqësorë dhe të sjellshëm. Kur fëmijët flasin me të rriturit, shpesh përdorin fjalët «zonjushë» ose «zotëri» dhe përgjigjen duke thënë «Po, zonjë» ose «Jo, zotëri».

Një pazar në qytetin e Belizesë

Në Belize, ka kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait në gjuhën amerikane të shenjave, kriol të Belizesë, angleze, gjermane të veriut, kineze mandarin, maja (mopane) dhe spanjolle. Në vitin 2013, rreth 1 në çdo 40 veta në Belize u bashkua me Dëshmitarët e Jehovait në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit.

A E DIJE? Shkëmbinjtë koralorë të Belizesë arrijnë një gjatësi prej 290 kilometrash. Është pjesë e barrierës koralore që renditet e dyta në botë për nga madhësia, pas Barrierës së Madhe Koralore të Australisë.

Shkëmbinjtë koralorë të Belizesë janë pjesë e barrierës që renditet e dyta në botë për nga madhësia