TEMA KRYESORE | ÇFARË THOTË BIBLA PËR JETËN DHE VDEKJEN?
Çfarë thotë Bibla për jetën dhe vdekjen?
Nga tregimi i krijimit në librin biblik të Zanafillës mësojmë se Zoti i tha njeriut të parë, Adamit: «Mund të hash sa të ngopesh nga çdo pemë e kopshtit. Por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur.» (Zanafilla 2:16, 17) Ky varg tregon qartë dhe thjesht se, nëse Adami do t’i bindej urdhrit të Perëndisë, nuk do të vdiste, por do të jetonte përgjithmonë në kopshtin e Edenit.
Mjerisht, në vend që të bindej e të jetonte përgjithmonë, Adami zgjodhi të shpërfillte urdhrin e Perëndisë dhe hëngri nga fryti i ndaluar që i dha e shoqja, Eva. (Zanafilla 3:1-6) Pasojat e atij akti mosbindjeje i vuajmë edhe ne sot. Apostulli Pavël e shpjegoi kështu: «Ashtu si mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm, dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, ashtu edhe vdekja u përhap në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.» (Romakëve 5:12) Sigurisht, «njeriu i vetëm» ishte Adami. Por çfarë ishte mëkati dhe pse solli vdekjen?
Ajo çfarë bëri Adami, duke mos u bindur e duke shkelur ligjin e Perëndisë me vetëdije, quhet mëkat. (1 Gjonit 3:4) Dhe, siç i tha Perëndia, ndëshkimi për mëkatin është vdekja. Për aq kohë sa Adami, dhe pasardhësit e tij, t’i bindeshin urdhrit të Zotit, do të ishin pa mëkat dhe s’do ta provonin kurrë vdekjen. Perëndia nuk i krijoi njerëzit që të vdisnin, por që të jetonin—madje përgjithmonë.
S’ka diskutim se vdekja ‘është përhapur te të gjithë njerëzit’ siç thuhet në Bibël. Por a vazhdon quhet shpirt—është e pavdekshme. Megjithatë, kjo do të nënkuptonte se Perëndia e gënjeu Adamin. Pse? Sepse, nëse pas vdekjes një pjesë jona shkon të jetojë diku tjetër, atëherë vdekja nuk do të ishte ndëshkimi për mëkatin, siç tha Perëndia. Bibla thotë: «Është e pamundur që Perëndia të gënjejë.» (Hebrenjve 6:18) Në të vërtetë, ishte Satanai që gënjeu kur i tha Evës: «Ju s’keni për të vdekur aspak.»—Zanafilla 3:4.
të jetojë pas vdekjes një pjesë jona? Shumë do të përgjigjeshin po, pra se një pjesë jona—qëNëse mësimi i pavdekësisë së shpirtit bazohet në një gënjeshtër, atëherë lind pyetja: çfarë ndodh vërtet kur vdesim?
BIBLA TREGON TË VËRTETËN
Tregimi i Zanafillës për krijimin thotë: «Perëndia Jehova formoi njeriun nga pluhuri i tokës dhe i fryu në vrimat e hundës frymën e jetës, dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë.» Shprehja «shpirt i gjallë» është përkthim i fjalës hebraike néfesh, * që fjalë për fjalë do të thotë «krijesë që merr frymë».—Zanafilla 2:7.
Pra, Bibla e tregon qartë se njerëzit nuk janë krijuar me shpirt të pavdekshëm. Përkundrazi, çdo njeri është «një shpirt i gjallë». Ja pse, sado të kërkosh, s’do ta gjesh askund në Bibël shprehjen «shpirt i pavdekshëm».
Por, meqë Bibla nuk thotë se njerëzit kanë shpirt të pavdekshëm, pse shumë fe mësojnë të kundërtën? Për të marrë përgjigjen, duhet të kthehemi pas në kohë, në Egjiptin e lashtë.
LULËZON NJË MËSIM PAGAN
Herodoti, historian grek i shekullit të pestë p.e.s., tha se egjiptianët ishin «të parët që
mbrojtën idenë e pavdekësisë së shpirtit». Edhe babilonasit që i përkitnin një kulture tjetër të lashtë, filozofonin me idenë e shpirtit të pavdekshëm. Kur Aleksandri i Madh pushtoi Lindjen e Mesme në vitin 332 p.e.s., tashmë filozofët grekë e kishin përhapur këtë mësim, i cili shumë shpejt mori dhenë në të gjithë Perandorinë Greke.Shprehjen «shpirt i pavdekshëm» s’do ta gjesh askund në Bibël
Në shekullin e parë të e.s. dy sekte të njohura judaike, esenët dhe farisenjtë, mësonin se shpirti mbijeton pas vdekjes së trupit. Një enciklopedi thotë: «Doktrina e pavdekësisë së shpirtit hyri te judenjtë përmes filozofisë greke, kryesisht nga Platoni.» (The Jewish Encyclopedia) Po njësoj, Jozefi, historian jude i shekullit të parë, nuk e lidhi këtë mësim me Shkrimet e Shenjta, por me «besimin e bijve të Greqisë» që e shihte si koleksion përrallash nga mitologët e tyre.
Teksa ndikimi i kulturës greke vazhdonte të përhapej, këtë mësim pagan e përvetësuan edhe «të krishterët». Sipas historianit Jona Lendering, «hipoteza e Platonit se dikur shpirti ynë ka qenë në një vend më të mirë dhe tani jeton në një botë të degraduar, e bëri të lehtë gërshetimin e filozofisë së tij me krishterimin». Ndaj kisha «e krishterë» përvetësoi doktrinën pagane të pavdekësisë së shpirtit dhe e bëri pjesë themelore të bindjeve të saj.
«E VËRTETA DO T’JU LIROJË»
Në shekullin e parë apostulli Pavël paralajmëroi hapur: «Shprehja e frymëzuar e thotë shkoqur 1 Timoteut 4:1) Sa të vërteta kanë dalë këto fjalë! Doktrina e pavdekësisë së shpirtit është vetëm një shembull i «mësimeve të demonëve». Nuk mbështetet në Bibël dhe rrënjët i ka te fetë dhe te filozofitë e lashta pagane.
se në të ardhmen do të ketë periudha kur disa do të bien nga besimi dhe do t’u kushtojnë vëmendje shprehjeve të frymëzuara mashtruese e mësimeve të demonëve.» (Jezui tha këto fjalë që të ngrohin zemrën: «Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.» (Gjoni 8:32) Njohuria e saktë për të vërtetat biblike na ndihmon të çlirohemi nga mësime dhe praktika të shumë feve që çnderojnë Perëndinë. Për më tepër, e vërteta e Fjalës së Perëndisë na çliron nga vargonjtë e traditave dhe të bestytnive që lidhen me vdekjen.—Shih kutinë « Ku janë të vdekurit?»
Krijuesi ynë nuk kishte si qëllim që njerëzit të jetonin vetëm 70 ose 80 vjet në tokë e pastaj përjetësisht në një botë tjetër. Qëllimi i tij fillestar ishte që njerëzit të jetonin përgjithmonë këtu në tokë si fëmijë të bindur. Ky qëllim madhështor tregon se Perëndia i do njerëzit dhe se s’ka gjë që ta pengojë plotësimin e këtij qëllimi. (Malakia 3:6) Fjalët e një psalmisti të frymëzuar na sigurojnë: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»—Psalmi 37:29.
^ par. 9 Disa Bibla në shqip, si Diodati i Ri dhe Filipaj, fjalën néfesh e përkthejnë «qenie e gjallë». Kristoforidhi e përkthen «shpirt i gjallë», kurse Bibla ECM e përkthen thjesht «njeriu filloi të jetonte».