«Na jep më shumë besim»
«Më ndihmo kur të kem nevojë për më shumë besim!»
1. Sa i rëndësishëm është besimi? (Shih figurën hapëse.)
E KE pyetur ndonjëherë veten: «A jam vallë ai lloj personi që Jehovai do të dojë ta shpëtojë gjatë shtrëngimit të madh dhe ta ketë në botën e re?» Natyrisht, mbijetesa jonë përfshin disa faktorë, por një kërkesë tepër e rëndësishme është ajo që theksoi apostulli Pavël: «Pa besim është e pamundur t’i pëlqesh [Perëndisë].» (Hebr. 11:6) Kjo mund të duket si një gjë elementare, por ç’është e vërteta, «besimi nuk zotërohet nga të gjithë». (2 Sel. 3:2) Këto vargje na ndihmojnë të kuptojmë sa rëndësi ka të kultivojmë besim të fortë.
2, 3. (a) Ç’mësojmë nga Pjetri për rëndësinë që ka besimi? (b) Cilat pyetje do të shqyrtojmë tani?
2 Apostulli Pjetër e tërhoqi vëmendjen te rëndësia e besimit kur foli për ‘cilësinë e sprovuar’ të besimit, që mund të jetë «shkak për lëvdim, lavdi dhe nderim kur të zbulohet Jezu Krishti». (Lexo 1 Pjetrit 1:7.) Meqë shtrëngimi i madh po afrohet me shpejtësi, a nuk duam të sigurohemi se do të jemi në radhët e njerëzve që Mbreti ynë i lavdishëm do t’i lëvdojë për besimin kur të shfaqet? Pa diskutim, ne duam të jemi «lloji që ka besim për ruajtjen gjallë të shpirtit». (Hebr. 10:39) Me këtë synim në mend, mund të përgjërohemi si ai burrë që tha: «Më ndihmo kur të kem nevojë për më shumë besim!» (Mar. 9:24) Ose mund të nxitemi të themi si apostujt e Jezuit: «Na jep më shumë besim.»
3 Kjo nevojë për më shumë besim bën të lindin disa pyetje: si mund ta zhvillojmë këtë cilësi? Si mund të tregojmë se kemi besim? Pse mund të jemi të sigurt se kërkesat tona për më shumë besim do të marrin përgjigje?
TË NDËRTOJMË NJË BESIM QË I PËLQEN PERËNDISË
4. Cilët shembuj mund të na nxitin të forcojmë besimin?
4 Përderisa «gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua për mësimin tonë», mund të nxjerrim mësime nga tërë ata shembuj besimi që gjejmë në Bibël. (Rom. 15:4) Kur lexojmë për Abrahamin, Sarën, Isakun, Jakobin, Moisiun, Rahabën, Gideonin, Barakun dhe plot të tjerë, historitë e tyre mund të na nxitin të shqyrtojmë besimin tonë. (Hebr. 11:32-35) Gjithashtu, kur lexojmë për vëllezër e motra me një besim të jashtëzakonshëm sot, kjo mund të na nxitë të përpiqemi me mish e me shpirt që të forcojmë besimin tonë. *
5. Si tregoi Elija se kishte besim të fortë te Jehovai, dhe për çfarë na nxit të mendojmë shembulli i tij?
5 Një shembull biblik është ai i profetit Elija. Përfytyroji skenat e mëposhtme që flasin për besimin e tij të plotë te Jehovai. Kur e njoftoi mbretin Akab se Jehovai do të sillte një thatësirë, Elija tha plot siguri: «Ashtu siç është e vërtetë që rron Jehovai, . . . nuk do të bjerë as vesë, as shi, përveçse me urdhrin tim!» (1 Mbret. 17:1) Elija kishte besim se Jehovai do t’u siguronte gjërat e nevojshme atij dhe të tjerëve gjatë thatësirës. (1 Mbret. 17:4, 5, 13, 14) Ai shprehu sigurinë se Jehovai mund ta kthente në jetë një fëmijë. (1 Mbret. 17:21) S’kishte pikë dyshimi se Jehovai do të dërgonte zjarr që të digjte flijimin e tij në malin Karmel. (1 Mbret. 18:24, 37) Kur erdhi koha që Jehovai t’i jepte fund thatësirës
SI MUND TA NDËRTOJMË BESIMIN?
6. Çfarë na duhet nga Jehovai që të ndërtojmë besimin?
6 Besimi nuk mund të zhvillohet thjesht falë vullnetit tonë. Ai është një aspekt i frytit të frymës së shenjtë të Perëndisë. (Gal. 5:22) Ja pse bëjmë mirë të ndjekim këshillën e Jezuit që të vazhdojmë të lutemi për këtë frymë, sepse ai na siguron se Ati «do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë».
7. Ilustroni si mund ta mbajmë të fortë besimin.
7 Pasi kemi hedhur themelet e besimit, duhet ta ushqejmë pareshtur. Besimi ynë mund të krahasohet me një zjarr. Kur ndizet në fillim, zjarri ndoshta bubulon e flakëron. Por, nëse nuk i hidhen më dru, avash-avash do të ngelet veç prushi e pastaj një pirg me hi. Kurse, po ta ushqesh rregullisht me dru, zjarri s’ka si të shuhet. Kështu, edhe besimin tonë mund ta mbajmë gjallë nëse ushqehemi vazhdimisht me Fjalën e Perëndisë. Falë
një studimi të rregullt e domethënës të Biblës, mund të zhvillojmë dashuri të thellë për të dhe për Autorin e saj. Kjo do të jetë baza për të ndërtuar besimin.8. Ç’gjë do të na ndihmojë ta ndërtojmë e ta ruajmë besimin?
8 Ç’mund të bësh tjetër që ta ndërtosh besimin e ta mbash të fortë? Mos u kënaq me aq sa mësove deri në pagëzim. (Hebr. 6:1, 2) Kushtoju vëmendje profecive të Biblës që tashmë janë përmbushur, sepse ato mund të jenë një themel i fortë për besimin. Veç kësaj, mund ta përdorësh Fjalën e Perëndisë si metër për të matur nëse besimi yt përputhet me përshkrimin e atyre që kanë besim të fortë.
9, 10. Si na ndërtohet besimi falë: (a) shoqërive të mira? (b) mbledhjeve të kongregacionit? (c) shërbimit?
9 Apostulli Pavël u tha bashkëbesimtarëve se mund ‘të inkurajonin njëri-tjetrin, secili me anë të besimit’ të vet. (Rom. 1:12) Ndërsa shoqërohemi me bashkadhuruesit, mund të ndërtojmë besimin e njëri-tjetrit, e sidomos kur rrimë me ata që kanë dhënë prova se kanë besim ‘të sprovuar’. (Jak. 1:3) Shoqëritë e këqija ta shkatërrojnë besimin, kurse shoqëritë e mira e ndërtojnë. (1 Kor. 15:33) Kjo është një arsye pse këshillohemi të mos i braktisim «mbledhjet tona», por të vazhdojmë ‘të inkurajojmë njëri-tjetrin’. (Lexo Hebrenjve 10:24, 25.) Një arsye tjetër është se ajo që mësojmë në mbledhje na ndërton besimin. Kjo është në harmoni me fjalët e Pavlit: «Besimi vjen pasi dikush ka dëgjuar.» (Rom. 10:17) A po e bëjmë pjesë të jetës sonë pjesëmarrjen e rregullt në mbledhje?
10 Kur dalim në shërbim, ndërtojmë jo vetëm besimin e të tjerëve, por edhe besimin tonë. Ashtu si të krishterët e hershëm, mësojmë të besojmë plotësisht te Jehovai dhe të flasim me guxim në çfarëdo situate.—Vep. 4:17-20; 13:46.
11. Pse Kalebi dhe Josiu kishin besim të fortë, dhe si mund t’i imitojmë?
11 Teksa provojmë si na ndihmon Jehovai dhe si u përgjigjet lutjeve tona, na rritet besimi. Kështu ndodhi me Kalebin dhe Josiun. Ata treguan besim te Jehovai kur shkuan të vëzhgonin Tokën e Premtuar. Megjithatë, ndërsa shihnin më pas drejtimin e Jehovait në çdo kthesë që merrte jeta e tyre, besimi u rritej akoma më tepër. S’është çudi që Josiu u tha me plot gojën izraelitëve: «Nuk mbeti pa u plotësuar as edhe një fjalë nga të gjitha të mirat që ju tha Jehovai, Perëndia juaj.» Pastaj shtoi: «Prandaj, tani, frikësojuni Jehovait dhe shërbejini atij në mënyrë të patëmetë e me besnikëri. . . . Sa për mua dhe për shtëpinë time, ne do t’i shërbejmë Jehovait.» (Jos. 23:14; 24:14, 15) Tek shijojmë mirësinë e Jehovait, edhe ne mund të zhvillojmë të njëjtën siguri.—Psal. 34:8.
TA TREGOJMË BESIMIN ME VEPRA
12. Sipas Jakovit, si e tregojmë se besimi ynë është i gjallë?
12 Si e tregojmë se besimi ynë është i gjallë? Dishepulli Jakov iu përgjigj kështu kësaj pyetjeje: «Unë do të ta tregoj besimin tim me vepra.» (Jak. 2:18) Veprimet tona do të tregojnë se kemi besim të vërtetë. Të shohim disa shembuj.
13. Në cilat mënyra tregojmë besim kur marrim pjesë në predikim?
13 Pjesëmarrja në veprën e predikimit është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar besim. Pse themi kështu? Sepse për të kryer këtë vepër, duhet besim se Perëndia e ka caktuar kohën kur do të marrë fund ky sistem dhe se ajo «nuk do të Hab. 2:3) Një mënyrë si mund ta matim besimin është të shqyrtojmë sa të gatshëm jemi të mos kursehemi në shërbim. A po bëjmë gjithë sa mundemi, ndoshta edhe duke kërkuar mënyra që të përfshihemi më plotësisht në këtë vepër? (2 Kor. 13:5) Vërtet, kur bëjmë «publikisht shpalljen që të çon në shpëtim», e tregojmë qartë se besojmë me gjithë zemër.
14, 15. (a) Si mund të tregojmë besim në jetën e përditshme? (b) Tregoni një përvojë që ilustron si shfaqet besimi i fortë.
14 Gjithashtu, tregojmë besim teksa përballojmë hallet e përditshme. Pavarësisht nëse luftojmë me sëmundje, shkurajim, depresion, varfëri a probleme të tjera të rënda, jemi të sigurt se Jehovai dhe Biri i tij do të na japin «ndihmë në kohën e duhur». (Hebr. 4:16) Këtë siguri e tregojmë kur lutemi për ndihmë, çka nuk kufizohet vetëm te nevojat tona frymore. Jezui tha se mund të lutemi për gjëra materiale, duke përfshirë «bukën . . . sipas nevojës së ditës». (Luka 11:3) Tregimet biblike na bindin se Jehovai mund të na sigurojë gjërat e nevojshme. Gjatë një thatësire të rëndë në Izrael, Jehovai i siguroi ushqim dhe ujë Elijas. Siç kishte thënë Jehovai, «korbat i çonin bukë e mish në mëngjes dhe në mbrëmje, kurse për të pirë, pinte nga përroi». (1 Mbret. 17:3-6) Kemi besim se Jehovai mund t’i manovrojë gjërat që edhe ne të kemi ç’na nevojitet.
15 S’kemi pikë dyshimi se zbatimi i parimeve biblike mund të na ndihmojë të nxjerrim bukën e gojës. Rebeka, një motër që jeton në Azi, dhe familja e saj e provuan sa e vërtetë është kjo. Ata kanë zbatuar Mateun 6:33 dhe Proverbat 10:4 duke vënë të parat interesat e Mbretërisë dhe duke i përveshur krahët punës. Siç thotë Rebeka, i shoqi kishte merak se lloji i punës që bënte dhe presioni që haste atje mund të ndikonte për keq te gjendja frymore e familjes, prandaj e la punën. Mirëpo kishin për të mbajtur katër fëmijë. Ajo tregon si rrodhën gjërat: «Nisëm të bënim ëmbëlsira të vogla dhe i shitnim. Gjatë viteve që e siguruam jetesën në këtë mënyrë, pamë se Jehovai nuk na braktisi kurrë. Nuk ngelëm pa ngrënë as edhe një vakt.» A ke treguar edhe ti se je i bindur që Bibla na jep udhëheqjen më të mirë sot?
16. Cili do të jetë rezultati nëse mbështetemi te Perëndia?
16 Po të ndjekim drejtimin e Perëndisë, do të na dalë për mirë. Kurrë të mos dyshojmë për këtë. Duke cituar fjalët e frymëzuara të Habakukut, Pavli shkroi: «I drejti do të jetojë falë besimit.» (Gal. 3:11; Hab. 2:4) Pra, është jetësore të besojmë tek Ai që mund të na ndihmojë vërtet. Pavli na kujton se Perëndia është ai që «po vepron te ne me fuqinë e vet e që mund të bëjë shumë më tepër nga sa kërkojmë ose konceptojmë ne». (Efes. 3:20) Shërbëtorët e Jehovait përpiqen me të gjitha forcat të bëjnë vullnetin e tij. Por ndërkohë i dinë kufizimet që kanë, prandaj i mbajnë sytë te Jehovai që t’i bekojë përpjekjet e tyre. A nuk gëzohemi që Perëndia është me ne?
KËRKESAT PËR BESIM MARRIN PËRGJIGJE
17. (a) Si mori përgjigje kërkesa e apostujve për besim? (b) Pse mund të presim që edhe kërkesa jonë për më shumë besim të marrë përgjigje?
17 Pas këtij studimi, mbase ndihemi si apostujt që i thanë Zotërisë: «Na jep më shumë besim.» (Luka 17:5) Kërkesa e tyre mori përgjigje, sidomos në festën e Ditës së Pesëdhjetë më 33 të e.s. kur u derdh mbi ta fryma e shenjtë e iu dha kuptueshmëri më e qartë për qëllimin e Perëndisë. Kjo ua forcoi besimin. Si pasojë, nisën fushatën më të madhe të predikimit gjer atëherë. (Kolos. 1:23) A mund të presim që edhe kërkesat tona për më shumë besim të marrin përgjigje? Bibla na siguron se po, nëse «kërkojmë sipas vullnetit të [Perëndisë]».
18. Si i bekon Jehovai ata që zhvillojnë besim?
18 Është e qartë se Jehovai kënaqet me ata që mbështeten plotësisht tek ai. Jehovai do t’i përgjigjet kërkesës sonë për më shumë besim. Kështu besimi ynë do të rritet tej mase dhe në fund ‘do të quhemi të denjë për Mbretërinë e Perëndisë’.—2 Sel. 1:3, 5.