Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A erdhën vërtet judenj «nga të gjitha kombet nën qiell» në festën e Ditës së Pesëdhjetë më 33 të e.s.?

Një rrugë plot njerëz në Jerusalem gjatë festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.

Përveç tregimit biblik te Veprat 2:5-11, edhe shkrimtari jude i asaj kohe, Filoja, shkroi një tregim ku përshkruhet turma e njerëzve që erdhën në Jerusalem për festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.

Filoja shkroi për ata që udhëtonin drejt Jerusalemit: «Në çdo festë fetare vinin turma të panumërta njerëzish nga qytete të panumërta, disa nga toka e disa nga deti, nga lindja, perëndimi, veriu e jugu.» Gjithashtu, ai citoi një letër që Agripa I, nipi i Herodit të Madh, ia dërgoi perandorit romak Kaligula. Në të Agripa thoshte për Jerusalemin: «Qyteti i Shenjtë . . . nuk është vetëm kryeqyteti i një province të vetme, Judesë, por edhe i shumë provincave të tjera, për shkak të kolonive që ka dërguar herë pas here në vendet fqinje.»

Agripa rendiste disa zona ku ishin vendosur kolonitë judeje, përfshirë vende shumë të largëta si Mesopotamia, Afrika Veriore, Azia e Vogël, Greqia dhe ishujt e Mesdheut. Studiuesi Joakim Jeremiasi thotë: «Ndonëse në këtë listë nuk përmenden në mënyrë specifike udhëtimet drejt Jerusalemit, ideja nënkuptohet, meqë për gjithë judenjtë e moshës madhore ishte e detyrueshme të shkonin atje për pelegrinazh.»Ligji i përtërirë 16:16.

Ku strehoheshin mijëra veta që vinin në Jerusalem për festat judaike?

Rrënojat e një banje në Jerusalem për larjet rituale

Çdo vit, në Jerusalem mbaheshin tri festa: Pashka, festa e Ditës së Pesëdhjetë dhe festa e Kasolleve. Në shekullin e parë, për këto raste udhëtonin drejt Jerusalemit qindra mijë njerëz nga i gjithë Izraeli dhe nga çdo vend tjetër ku jetonin judenj. (Luka 2:41, 42; Veprat 2:1, 5-11) Gjithë këta pelegrinë duhej të gjenin një vend ku të qëndronin.

Disa e kalonin natën te miqtë; të tjerë në hane ose në dhoma me pagesë. Shumë veta ngrinin tenda brenda ose jashtë mureve të qytetit. Herën e fundit që qëndroi në Jerusalem, Jezui e kaloi natën në fshatin fqinj të Betanisë.Mateu 21:17.

Pranë tempullit janë gjetur disa struktura ku kishte shumë banja për larjet rituale. Këto struktura mendohet të kenë qenë bujtina ku pelegrinët mund të rrinin e të laheshin para se të hynin në tempull. Një mbishkrim i gjetur te një nga këto ndërtesa tregon se Teodoti, prift dhe prijës i sinagogës vendëse, «ndërtoi sinagogën që të lexohej Tora e . . . po ashtu bujtinën, dhomat dhe sistemin e furnizimit me ujë për të huajt nevojtarë që strehoheshin».