Shëndeti fizik
Bibla nuk është manual mjekësor. Prapëseprapë, ajo ka parime që na ndihmojnë të bëjmë një jetë më të shëndetshme. Ja disa prej tyre.
KUJDESU PËR TRUPIN
PARIMI I BIBLËS: «Asnjeri nuk e urren kurrë trupin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të.»—Efesianëve 5:29.
Ç’DO TË THOTË: Ky parim nga Bibla na nxit të kujdesemi për shëndetin fizik. Sipas një studimi, shumë probleme shëndetësore lidhen me mënyrën e jetës që zgjedhim. Ja pse zgjedhjet e duhura na ndihmojnë të kemi një shëndet më të mirë.
Ç’MUND TË BËSH:
-
Ushqimi. Sigurohu që të hash ushqime të shëndetshme dhe të pish ujë mjaftueshëm.
-
Bëj jetë aktive. Aktiviteti fizik të bën mirë pavarësisht nga mosha, madje edhe nëse ke kufizime fizike ose ndonjë sëmundje kronike. Të afërmit ose specialistët e shëndetit mund të të ndihmojnë të bësh një program fizkulture, por, nëse do ta zbatosh apo jo, e ke ti në dorë.
-
Fli mjaftueshëm. Mungesa e tejzgjatur e gjumit mund të shkaktojë sëmundje të rënda. Shumë njerëz nuk flenë mjaftueshëm për shkak të zgjedhjeve që bëjnë. Megjithatë, kur zgjedh të flesh mjaftueshëm, po zgjedh një jetë më të mirë.
HIQ DORË NGA VESET
PARIMI I BIBLËS: «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës.»—2 Korintasve 7:1.
Ç’DO TË THOTË: Është në të mirën tonë të mos e ndotim trupin me substanca të dëmshme që njihen
si shkaktarë kryesorë të sëmundjeve dhe të vdekjeve, si për shembull, me duhanin.Ç’MUND TË BËSH: Cakto një datë për ta lënë vesin dhe shënoje në kalendar. Kur data të afrohet, hidh çdo cigare, tavllë, çakmak dhe çdo send tjetër që lidhet me këtë ves të dëmshëm. Shmang vendet ku njerëzit i përdorin këto substanca. Tregojua vendimin tënd miqve që të përkrahin.
PARIME TË TJERA NGA BIBLA
KUSHTOJI VËMENDJE SIGURISË.
«Nëse ndërton një shtëpi të re, bëj edhe një parmak për tarracën, që të mos e bësh shtëpinë tënde me faj gjaku, nëse dikush bie prej saj.»—LIGJI I PËRTËRIRË 22:8.
FRENO ZEMËRIMIN.
«Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese, por kush është i paduruar, lartëson marrëzinë.»—PROVERBAT 14:29.
MOS E TEPRO ME USHQIMIN.
«Mos rri . . . me ata që s’kanë të ngopur.»—PROVERBAT 23:20.