A ËSHTË PROJEKTUAR?
Fijet ngjitëse të midhjeve të detit
MIDHJET e detit ngjiten pas shkëmbinjve, drurëve ose anijeve. Por, ndryshe nga disa krustace që bëhen njësh me sipërfaqen ku ngjiten, midhjet e detit rrinë varur nëpërmjet një rrjeti fijesh të holla. Edhe pse kjo metodë e bën më elastike midhjen që të ushqehet dhe të migrojë, këto fije duken tepër të brishta për t’i rezistuar forcës së dallgëve të oqeanit. Si e ndihmojnë midhjen këto fije që të qëndrojë varur e njëkohësisht të mos e marrë rryma?
Shqyrto faktet: Fijet janë të ngurta në njërën anë, por të buta dhe elastike në anën tjetër. Studiuesit kanë zbuluar se raporti i saktë midis këtyre pjesëve te midhjet
Profesori Gaj Genini i quan «të mahnitshme» rezultatet e këtij studimi dhe shton: «Magjia e këtij organizmi qëndron te lidhja e mençur ndërtimore e pjesës elastike me pjesën e ngurtë.» Shkencëtarët besojnë se ndërtimi i këtyre fijeve mund të ketë aplikim të gjerë, si për shembull, për të fiksuar pajisjet në ndërtesa dhe në mjete lundrimi, për të lidhur tendinat me kockat dhe për të mbyllur plagën e operacionit. Herbert Uejti, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Santa-Barbara, SHBA, thotë se «natyra është një thesar i pashtershëm për sa u përket metodave të ngjitjes».
Si mendon? A erdhën me evolucion fijet ngjitëse të midhjes së detit? Apo janë projektuar?