Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

CreativeDesignArt/DigitalVision Vectors via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

A është barazia raciale thjesht një ëndërr?—Çfarë thotë Bibla?

A është barazia raciale thjesht një ëndërr?—Çfarë thotë Bibla?

 Për shumë veta, barazia raciale mbetet një ëndërr në sirtar.

  •   «Racizmi vazhdon të helmojë institucionet, strukturat shoqërore dhe jetën e përditshme në çdo shoqëri. Ai e ushqen pareshtur pabarazinë.»—Antonio Guterresi, sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

 A do të bëhet ndonjëherë realitet barazia raciale? Çfarë thotë Bibla?

Pikëpamja e Perëndisë për barazinë raciale

 Bibla na mëson pikëpamjen e Perëndisë për njerëzit e racave të ndryshme.

  •   «Nga një njeri i vetëm, [Perëndia] bëri të gjitha kombet, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut.»—Veprat 17:26.

  •   «Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—Veprat 10:34, 35.

 Bibla thotë se të gjithë njerëzit janë pjesë e një familjeje dhe se Perëndia pranon njerëz të çdo race.

Si do të çrrënjoset pabarazia raciale?

 Pabarazinë raciale do ta çrrënjosë Mbretëria e Perëndisë, një qeveri qiellore. Kjo qeveri do t’i mësojë njerëzit si ta trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrën e duhur. Njerëzit do të mësojnë si të eliminojnë çdo ndjenjë racizmi që mund të kenë.

  •   «Banorët e [tokës do të] mësojnë ç’është drejtësia.»—Isaia 26:9.

  •   «Rezultati i drejtësisë së vërtetë do të jetë paqja, dhe fryti i saj do të jetë qetësia dhe siguria e përhershme.»—Isaia 32:17.

 Sot, miliona veta po mësojnë nga Bibla si t’i trajtojnë të tjerët me respekt dhe dinjitet.