Kalo te përmbajtja

BROSHURA ME INFORMACIONE GLOBALE

OFL-ja e Taganrogut dhe të tjerët kundër Rusisë

OFL-ja e Taganrogut dhe të tjerët kundër Rusisë

Një përmbledhje e vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për çështjen OFL-ja e Taganrogut dhe të tjerët kundër Rusisë, që e shpall të paligjshëm vendimin e Rusisë për të ndaluar Dëshmitarët e Jehovait. Vendimi i GJEDNJ-së dënon keqinformimin nga ana e autoriteteve ruse dhe arrin në përfundimin se bindjet dhe praktikat e Dëshmitarëve të Jehovait lidhur me një shumëllojshmëri aspektesh—marrëdhënia e tyre me shoqërinë, përmbajtja e botimeve të tyre fetare, koha që zgjedhin të kalojnë për çështje fetare, vendimet e tyre për shëndetin, zgjedhjet e prindërve për arsimimin fetar dhe për aktivitetet shoqërore të fëmijëve të tyre, ndërveprimin me pjesëtarët e familjes që nuk janë Dëshmitarë dhe predikimin—të gjitha janë plotësisht të ligjshme dhe mbrohen nga të drejtat e lirisë së fesë, të shprehjes dhe të shoqërimit.