A po përpiqen Dëshmitarët e Jehovait ta fitojnë shpëtimin nëpërmjet predikimit derë më derë?
Jo. Ne predikojmë rregullisht derë më derë, por nuk besojmë se e meritojmë shpëtimin ngaqë kryejmë këtë vepër. (Efesianëve 2:8) Pse jo?
Mendo për këtë krahasim: Përfytyro sikur një njeri dashamirës i premton një dhuratë të shtrenjtë kujtdo që shkon në një vend të caktuar në një datë të caktuar. Nëse do ta besoje vërtet premtimin e këtij burri, a do t’i ndiqje udhëzimet e tij? Pa dyshim që po! Ka të ngjarë që këtë mundësi do t’ua tregoje edhe miqve e familjes, që edhe ata të nxjerrin dobi. Gjithsesi, ti nuk e fiton dhuratën ngaqë ndjek udhëzimet e atij burri. Dhurata mbetet dhuratë.
Në mënyrë të ngjashme, Dëshmitarët e Jehovait i besojnë premtimit të Perëndisë për jetën e përhershme që ua ofron të gjithë atyre që i binden. (Romakëve 6:23) Ne përpiqemi t’u flasim të tjerëve për besimin, me shpresë që edhe ata të nxjerrin dobi nga premtimet e Perëndisë. Por nuk besojmë se e fitojmë shpëtimin ngaqë predikojmë. (Romakëve 1:17; 3:28) Në të vërtetë, asnjë njeri nuk do të bënte kurrë mjaftueshëm sa ta meritonte këtë bekim të jashtëzakonshëm të Perëndisë. «Ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij.»—Titit 3:5, Diodati i Ri.