Kalo te përmbajtja

Çfarë është Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait?

Çfarë është Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait?

 Trupi Udhëheqës është një grup i vogël me të krishterë të pjekur që drejtojnë Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën. Puna e tyre është e dyfishtë:

 Trupi Udhëheqës ndjek modelin që lanë «apostujt dhe pleqtë në Jerusalem» në shekullin e parë, të cilët merrnin vendime të rëndësishme për gjithë kongregacionin e krishterë. (Veprat 15:2, 6) Ashtu si ata burra besnikë, anëtarët e Trupit Udhëheqës nuk janë krerët e organizatës sonë. Ata mbështeten te Bibla për drejtim, duke pranuar se Perëndia Jehova ka caktuar Jezu Krishtin si Kreun e kongregacionit.—1 Korintasve 11:3; Efesianëve 5:23.

Cilët janë anëtarët e Trupit Udhëheqës?

 Anëtarët e Trupit Udhëheqës janë Keneth Kuk, Geixh Fligëll, Samuel Hërd, Xhefri Xhekson, Xhodi Xhejdlli Stivën Let, Gerrit Lësh, Xhejkëb Ramf Mark Sanderson, Dejvid Splejn dhe Xhefri Uinder. Ata shërbejnë në selinë tonë botërore në Uoruik, Nju-Jork, SHBA.

Si është organizuar Trupi Udhëheqës?

 Trupi Udhëheqës ka formuar gjashtë komitete për të mbikëqyrur aspekte të ndryshme të veprës sonë, dhe secili anëtar shërben në një ose më shumë komitete.

  •   Komiteti i Koordinatorëve: Mbikëqyr çështjet ligjore dhe vepron kur ndodhin katastrofa, incidente që lidhen me përndjekjen e Dëshmitarëve të Jehovait për shkak të bindjeve fetare dhe kur lindin çështje të tjera urgjente që ndikojnë te Dëshmitarët e Jehovait.

  •   Komiteti i Personelit: Mbikëqyr gjithçka që lidhet me anëtarët e familjes Bethel.

  •   Komiteti i Botimit: Mbikëqyr prodhimin dhe dërgimin e literaturës biblike, si edhe ndërtimin e vendeve ku mbajmë mbledhjet, të zyrave të përkthimit e të godinave të degëve.

  •   Komiteti i Shërbimit: Mbikëqyr veprën tonë të predikimit të ‘lajmit të mirë për mbretërinë’.—Mateu 24:14.

  •   Komiteti i Mësimit: Drejton përgatitjen e mësimeve biblike që jepen në mbledhje, në shkolla dhe në programe audio e video.

  •   Komiteti i Shkrimit: Drejton përgatitjen e mësimeve biblike që jepen në formë të shtypur ose në sitin tonë, dhe mbikëqyr punën e përkthimit.

 Përveç punës në këto komitete, Trupi Udhëheqës mblidhet çdo javë për të diskutuar për nevojat e organizatës. Në këto mbledhje, anëtarët shqyrtojnë Shkrimet dhe lejojnë frymën e shenjtë të Perëndisë t’i drejtojë, duke u përpjekur të marrin vendime unanime.—Veprat 15:25.

Cilët janë ndihmësit e Trupit Udhëheqës?

 Ata janë të krishterë të besueshëm që ndihmojnë komitetet e Trupit Udhëheqës. (1 Korintasve 4:2) Kanë aftësi dhe përvojë në punën që mbikëqyr komiteti ku janë caktuar, si edhe marrin pjesë në mbledhjen e tij të përjavshme. Megjithëse nuk përfshihen në vendimmarrje, ndihmësit japin këshilla dhe informacione të vlefshme, vënë në zbatim vendimet e komitetit dhe ndjekin rezultatet dhe progresin e këtyre vendimeve. Gjithashtu, Trupi Udhëheqës mund t’i caktojë ata të vizitojnë vëllezërit në vende të ndryshme të botës ose të mbajnë pjesë në raste si mbledhjet vjetore ose diplomimet e Galaadit.

LISTA E NDIHMËSVE

Komiteti i

Emri

Botimit

  • Aleks Rainmjullër

  • Dejvid Sinkler

  • Donald Gordon

  • Gajus Glokentin

  • Harold Korkërn

  • Robert Batler

  • Robert Lusioni

Koordinatorëve

  • Pol Gilis

  • Troi Snajder

  • Xhon Ekran

Mësimit

  • Dejvid Shejfër

  • Keneth Flodin

  • Majkëll Benks

  • Mark Numer

  • Ronald Kërzën

  • Uilliam Malenfont

Personelit

  • Daniel Mollçën

  • Mark Skot

  • Patrik LaFranka

  • Ralf Uolls

  • Xherald Grizëll

Shërbimit

  • Baltasar Perla

  • Bet Xhorxhis

  • Entoni Grifin

  • Geri Bro

  • Kristofer Mejvër

  • Lion Uivër

  • Seth Hajët

  • Uilliam Tërner

  • Xhoel Delinger

  • Xhonatan Smith

Shkrimit

  • Hërmanus van Selm

  • Isak Mare

  • Keneth Gadbërn

  • Klajv Martin

  • Leonard Majërs

  • Nikolas Ahladis

  • Per Kristensen

  • Robert Sirenko

  • Xhejms Ments

  • Xhin Smolli