Kalo te përmbajtja

1 NËNTOR 2012
AUSTRI

Austrinë e urdhërojnë të kompensojë Dëshmitarët e Jehovait për diskriminimin

Austrinë e urdhërojnë të kompensojë Dëshmitarët e Jehovait për diskriminimin

STRASBURG, Francë—Më 25 shtator të vitit 2012, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli qeverinë e Austrisë fajtore për diskriminim ndaj Dëshmitarëve të Jehovait dhe e urdhëroi të paguante afro 13.000 euro si dëmshpërblim për shpenzimet ligjore të Dëshmitarëve.

Në vitin 2002, qeveria e Austrisë kishte refuzuar lejeqëndrimin e dy Dëshmitarëve të Jehovait nga Filipinet. Ata donin të kryenin veprën baritore me Dëshmitarët që flitnin gjuhën tagaloge në Austri. Në një rast tjetër, qeveria i kishte urdhëruar Dëshmitarët të paguanin një taksë dhurate për një kontribut fetar të dhuruar në vitin 1999. Arsyet e veprimeve qeveritare në të dyja rastet ishin që t’i njihnin ligjërisht Dëshmitarët e Jehovait si «komunitet fetar», një formë më e ulët njohjeje ligjore, pra të mos njiheshin si «shoqatë fetare». Si rezultat, Dëshmitarëve iu mohuan disa privilegje që feve të tjera të njohura u jepeshin lirisht.

Ky është vendimi i gjashtë i Gjykatës kundër Austrisë në favor të Dëshmitarëve të Jehovait, i cili konfirmon një vendim të mëparshëm të vitit 2008. Në këtë vendim të mëparshëm, Gjykata kishte vendosur se Dëshmitarët duhej të njiheshin si «shoqatë fetare» brenda një «periudhe mjaft të shkurtër kohe», meqë njihen nga shumë kohë në mbarë botën dhe në Austri.

Dëshmitarët shpresojnë që kjo fitore e fundit në Gjykatën Evropiane të ndihmojë për mbrojtjen e lirive themelore dhe të ndalojë diskriminimin fetar, jo vetëm në dobi të bashkadhuruesve, por edhe në dobi të të gjithë nënshtetasve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Zëdhënësi për mediat:

J. R. Brown, Office of Public Information, tel. +1 718 560 5000

Austri: Johann Zimmermann, tel. +43 1 804 53 45