Kalo te përmbajtja

21 JANAR 2015
FILIPINE

Një vit pas tajfunit Haiyan, të dëmtuarit hyjnë në shtëpitë e reja

Një vit pas tajfunit Haiyan, të dëmtuarit hyjnë në shtëpitë e reja

MANILË, Filipine—Dëshmitarët e Jehovait nisën një fushatë masive ndërtimi pas supertajfunit Haiyan për të riparuar ose për të rindërtuar thuajse 750 shtëpi në më pak se një vit.

Mesatarisht, një skuadër me pesë vullnetarë ndërtimi mundi të rindërtonte një shtëpi në pesë ditë.

Dean Jacek, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Filipine, shpjegon: «Vumë synim ta mbaronim këtë punë në shtator të 2014-s. Puna nisi në fillim të vitit dhe me ndihmën e kaq shumë vullnetarëve, përfundoi brenda muajit gusht.»

Vullnetarë vendës dhe ndërkombëtarë ndihmuan për rindërtimin e shtëpive.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait përdori fondet që ofruan bashkadhurues nga mbarë bota për të financuar këtë projekt. Zyra e degës e Dëshmitarëve në Manilë formoi komitetet e dhënies së ndihmës për të organizuar punën në zonat e prekura. Kjo përfshinte riparimin ose rindërtimin e plotë të 167 shtëpive në qytetin Tacloban, 256 shtëpive në qytetin Ormoc, 101 shtëpive në qytetin Cebu dhe 218 shtëpive në qytetin Roxas. Në këtë projekt mori pjesë një grup vullnetarësh me 522 Dëshmitarë nga Filipinet dhe 90 nga vende të tjera.

Përfaqësuesi Ferdinand Martin G. Romualdez, Qarku i Parë në Leyte.

Z. Ferdinand Martin G. Romualdez, përfaqësues i Qarkut të Parë në Leyte, vuri në dukje: «Dëshmitarët e Jehovait ishin ndër grupet e para joqeveritare që morën nismën e rindërtimit të shtëpive. . . . Fjalët nuk e shprehin dot vlerësimin dhe mirënjohjen e familjes sime dhe të popullit tonë.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Filipine: Dean Jacek, tel. +63 2 411 6090