Kalo te përmbajtja

19 SHTATOR 2019
GABON

Fushatë speciale në Gabon

Fushatë speciale në Gabon

Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2019, dega e Kamerunit organizoi një fushatë speciale në Gabon, një nga territoret e predikuara rrallë. Synimi ishte t’u predikonin banorëve të 10 qyteteve më të populluara: Frensvill, Kulamoto, Lambarini, Librevill, Makoku, Moandë, Muilë, Ojem, Port-Xhentil dhe Çibangë. Në këtë fushatë morën pjesë edhe 400 vullnetarë nga Belgjika, Franca, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

Në Gabon jetojnë më shumë se 2 milionë njerëz. Gati 80 për qind e popullsisë flet gjuhën zyrtare, frëngjishten. Gjithashtu, pothuajse 30 për qind flasin edhe gjuhën fang, gjuhën amtare. Ndaj, fushata u bë në të dyja gjuhët.

Një person që kishte interes për Biblën dhe që flet gjuhën fang, i cili jeton në zonën Bisege të Librevillit, u shpreh: «Është hera e parë që dëgjoj mesazhin e Perëndisë në gjuhën time.»

Një motër që mori pjesë në fushatë, tha: «Kjo fushatë nxori në pah dashurinë dhe unitetin e organizatës së Jehovait. Vëllezërit dhe motrat ishin të përzemërt, mikpritës, bujarë, inkurajues dhe shumë të dashur. Më kujtohen fjalët që tha Pavli për kongregacionin e Filipisë, se jemi ‘në një mendje, tregojmë të njëjtën dashuri, jemi plotësisht të bashkuar e në një linjë arsyetimi’.—Filipianëve 2:2.