JW LIBRARY SIGN LANGUAGE
Si të ruash hapësirë në pajisjen tënde
Përdor këto veçori të aplikacionit për të ruajtur hapësirë në pajisjen tënde, që ta shfrytëzosh sa më mirë pajisjen me memorie të kufizuar.
Zgjidh rezolucionin e videos
Para se të shkarkosh një video, zgjidh rezolucionin. Nëse do që të ruash hapësirë në pajisjen tënde, zgjidh një rezolucion të ulët. Nëse tashmë e ke shkarkuar videon me rezolucion të lartë, mund ta fshish dhe ta shkarkosh përsëri me rezolucion më të ulët.
Sugjerim: Në ekrane të vogla, si për shembull në telefona, një video me rezolucion 360p zakonisht shihet qartë. Ndërsa ekranet e kompjuterëve ose televizorëve kanë nevojë për video me rezolucion më të lartë, si për shembull 720p.
Shihi videot online
Nëse në pajisjen tënde nuk ke shumë hapësirë, shihi videot online, në vend që t’i shkarkosh. Lidhe pajisjen me internetin që t’i shohësh videot online.
Prek lehtë mbi video që ta shohësh.
Nëse do që ta shohësh videon kur pajisja nuk është e lidhur me internetin, shtyp ikonën Shkarko. Nëse je te Bibla, prek lehtë mbi një kapitull dhe mbaje gishtin mbi të (ose kliko me të djathtën) për të zgjedhur rezolucionin e videos.
Fshi videot e shkarkuara
Pas njëfarë kohe, mund të kesh në pajisjen tënde video që nuk i sheh shpesh. Ndiq këta hapa për të fshirë videot që nuk të duhen më.
Shko te Botime ose te Media, dhe pastaj zgjidh opsionin Të shkarkuara.
Shko te Rendit sipas dhe zgjidh një nga opsionet. Opsioni Sipas madhësisë shfaq në krye të faqes videot që zënë më shumë hapësirë. Opsioni Të përdorura rrallë shfaq në krye të faqes videot që shihen më rrallë.
Për të hequr një video, prek ikonën Të tjera dhe më pas Fshi.
Shkarkoji videot diku tjetër
Në disa pajisje mund të kursesh hapësirë në memorien e brendshme, duke i ruajtur videot në një kartë SD ose në një hardisk tjetër.
Shko te Parametrat.
Zgjidh opsionin Shkarko materiale në.
Zgjidh vendin ku do që ta shkarkosh.
Nga tani e tutje, çdo video që do të shkarkosh, do të ruhet në këtë vend. Videot tashmë të shkarkuara nuk do të spostohen diku tjetër.
Në pajisjet Windows, hardisqet e brendshme mund të mos jenë përfshirë në listën e opsioneve. Nëse vendi ku preferon të shkarkosh videot nuk është në listë, ndiq këta hapa:
Hap File Explorer dhe zgjidh opsionin View.
Kliko Navigation Pane, dhe sigurohu që të kesh zgjedhur opsionin Show Libraries.
Hap listën te Libraries, kliko me të djathtën te Videos, dhe më pas kliko te Properties.
Shto te lista Library Locations vendin ku dëshiron të shkarkosh.